Mjekët: Kujdes me ushqimet gjatë Ramazanit - tetova1.com

Mjekët: Kujdes me ushqimet gjatë Ramazanit


ushqimi ramazan
Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Kor 4, 2014





Qytetarët që agjërojnë gjatë Ramazanit duhet të praktikojnë tre racione dhe të konsumojnë ushqim më të lehtë gjatë periudhës kur është e lejuar të hanë, rekomandojnë dietologët dhe mjekët. Sipas tyre, me rëndësi është që të evitohet ushqimi i yndyrshëm që është i pasur me kripë. Veçanërisht është e rëndësishme edhe ajo se çfarë pije konsumohet gjatë kësaj periudhe.

“Duhet të shmangen pijet diuretike, kafeja dhe çaji i zi, sepse në këtë mënyrë eliminohen mineralet dhe uji. Duhet të përdoret vetëm uji natyror ose pa gaz, dhe të shmangen pijet e gazuara, sepse përmbajnë sheqerna dhe pas një periudhe prodhojnë edhe gazra”, tha Valbona Kadriu, dietologe.

Gjithashtu rekomandohet që të përdoren drithëra integrale. Ato energjinë e lirojnë më ngadalë dhe në këtë mënyrë evitohet ndjenja e urisë.

“Për qytetarët e besimit mysliman që agjërojnë vlejnë rregullat standarde, së paku gjatë periudhës kur lejohet konsumimi i ushqimit, të konsumojnë jo vetëm ushqim, por edhe sasi më të madhe të lëngjeve dhe veçanërisht të kenë kujdes nga tipi i ushqimit të mos jetë ushqim i vështirë dhe të mos hanë tepër për shkak se më tutje mund të kenë pasoja në shëndetin”, deklaroi Hari Hokocijan – mjek i ndihmës emergjente.

Mjekët rekomandojnë që të evitohet qarkullimi në periudhën më të nxehtë të ditës me qëllim që të evitohet mundësia e kolapsit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net