Policia hakmerret, kontrolle dhe bastisje nëpër shtëpitë e shqiptarëve?! - tetova1.com

Policia hakmerret, kontrolle dhe bastisje nëpër shtëpitë e shqiptarëve?!


policiaa
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Pre, Kor 4, 2014





Pasi turma e protestuesve është shpartalluar, ku ata hapur shprehën mllefin kundër rastit “Monstra”, në aksion ka kaluar policia.

Jozyrtarisht “Zhurnal” mëson se Njësite speciale po kryen kontrolle e bastisje nëpër shtëpi të shqiptarëve në disa lagje të Çairit, duke tmerruar pa masë qytetarët e kësaj ane.

Këto ankesa për “Zhurnal” në këto ditë Ramazani vijnë drejtpërdrejtë nga disa qytetarë, ku dënohet ashpër forma dhe intervenimi i këtillë policor.

Ndryshe, disa të lënduar dhe arrestuar është bilanci i protestave të sotme, pas intervenimit të policisë e cila parandaloi një pjesë të protestuesve të nisen drejt ndërtesës së Qeverisë në afërsi të QT “Mavrovasja”.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net