Sali Berisha reagon ndaj dhunës se policisë maqedone ndaj shqiptarëve në Shkup - tetova1.com

Sali Berisha reagon ndaj dhunës se policisë maqedone ndaj shqiptarëve në Shkup


sali berisha
Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Kor 4, 2014





Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka dënuar dhunën e egër policore, që sipas tij ka ushtruar policia maqedonase ndaj protestueve shqiptarë.

Ne nje postim ne facebook Berisha thekson: ” Te dashur miq, shqiptaret ne Shkup muajt e fundit jane perballur me dhune dhe terror, si te ekstremisteve albanofob maqedonas ashtu dhe te autoriteteve policore te ketij vendi. Pak kohe me pare nje krim i denueshem, vrasja e nje te riu maqedonas nga nje i ri shqiptar, u perdor si pretekst nga ultranacionalistet maqedonas per te djegur, shkaterruar, plackitur pa dallim te gjitha lokalet, dyqanet, pronat e shqiptareve te lagjes ku ndodhi krimi.

Autoritet maqedonase nderhyne por me plogeshti dhe me vonese ndaj ketyre akteve qe te sillnin ne mendje nje mininate te kristalte ne Shkup ndaj shqiptareve. Sot, nje proteste paqesore e shqiptareve kunder denimit te perjetshem te 6 shqiptareve si autor te nje krimi monstruoz, vrasjes se dy viteve me pare te 5 maqedonasve, degradoi ne nje dhune te eger policore ku pati dhjetera protestues te lenduar madje dhe rende nga Policia.

Duke denuar me ashpersi dhunen ndaj protestuesve paqesore u bej thirrje autoriteteve te Maqedonise te ndeshkojne me forcen e ligjit autoret e kesaj dhune. Ftoje qytetaret shqiptar te ruajne gjakftohtesine dhe shmangin perkeqesimin e gjendjes tejet te ndere ne marredheniet nderetnike ne Shkup”.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net