Ziadin Sela reagon për ngjarjet në Shkup - tetova1.com

Ziadin Sela reagon për ngjarjet në Shkup


ziadinsela4
Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Kor 4, 2014





Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, përmes faqes së tij në rrjetin social Facebook, ka komentuar lidhur me zhvillimet e sotme në Shkup.
Më poshtë ju pëcjellim të plotë komentin e Ziadin Selës.
“Pamje qe te kujtojne vitin 1989 ne Kosove.Rrahman Morina ishte ulur kembekryq ne qeverine e dhunshme te Sllobodan Millosheviqit.Ai qeverisi vetem disa muaj ndersa “RRAHMANET” tane kane 12 vite qe qeverisin duke shkelur perdite mbi gjakun e te rinjeve dhe te rejave shqiptare.
Epilog i tmerrshem i nje proteste paqesore, drejtuar kunder nje institucioni i cili rrin ne kembe fal tatimeve te po ketyre qe sot u rrahen e u malltretuan sepse kerkuan shum pak drejtesi.
Dhe kishin plotesisht te drejte te protestojn perpara nje sistemi i cili dy vite me pare bastisi gjysmen e territorit shqiptar ne Maqedoni, ne kerkim te “provave” per krimin dhe qe perfundoj, me proven fjalim te nje prokurore ligsire e qe len shum pikpyetje rreth te vertetes se vrasjes se te rinjeve maqedonas tek liqeni i Smilkoves.
Eshte shum e rendesishme te ruani gjakftohtesine vellezer dhe me e rendesishme nga kjo, mos harroni…” përfundon Sela.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net