Me shkas për demokracinë dhe dorëheqjen si institucion demokratik
|
Ali Maksuti
Në Maqedoni një varg institucionesh, pa të cilat demokracia nuk mund të quhet e zhvilluara, janë ende të panjohura, por edhe të padëshiruara në jetën tonë politike, por më i panjohur është institucioni i dorëheqjes. Prej viteve 90’ të fund shekullit 20, kur Muri i Berlinit ra, dhe pluralizmi politik erdhi edhe në vendin tonë, ne asnjëherë nuk kemi dëgjuar për dorëheqje, pa marë parasysh kanë qenë ato të arsyeshme dhe të kërkuara nga opinioni publik.
Nuk e mbajmë mend që filan ministri dha dorëheqje, nuk e mbajmë mend që filan kryetari dha dorëheqje, nuk e mbajmë mend që filan kryeministri dha dorëheqje, nuk e mbajmë mend se filan qeveria lëshoi vendi për një arsye, se arsye ka patur plot. Nuk e mbajmë mend, se për të mbajt mënd diçka, është dashur të ndodh diçka për mbajtmëndësi. Nuk ka ndodhur. Nuk ka ndodhur edhe atëherë kur janë vra qytetar para syve te institucioneve shtetërore, nuk është dhënë dorëheqje edhe atëherë kur ka patur dështime ne integrime, edhe atëherë kur ka patur dështime në realizimin e premtimeve, edhe atëherë kur filan politikanin e kanë zënë më presh në duar. Nuk ka patur dorëheqje.
Njëzet e katër vjet politikanët tonë e kanë gojën plot demokraci. Gati njëzet e pesë vjet politikanët tonë demokracinë e fusin ku e ka vendin e ku nuk e ka vendin, flasin për demokracinë, lirinë e barazinë. Keqpërdorin demokracinë , thonë demokracia liberale, filozofia demokratike, idetë demokratike, procedurat demokratike, ka prej atyre që thone korupcioni demokratik, hajnia demokratike, vrasja dhe tortura demokratike, shpifje demokratike, ka politikan demagog, kemi parti demokratike, bashkim demokratik dhe përçarje demokratike, . Gjithë këto i kemi. Edhe vendimet juridike meren me mjetet demokratike. Por, dorëheqje demokratike nuk kemi.
Në rendin demokratik ekziston institucioni i dorëheqjes. Dorëheqja jepet për shumë arsye, për mos aftësi, për mos punë, për dështime politike, mos mbajtje të premtimeve, për mos realizim të “x”qëllimeve. Në kuadër të dorëheqjes ekzistojnë dy lloj dorëheqjeve, dorëheqje të vullnetshme dhe dorëheqje te detyruar. Dorëheqja e vullnetshme është akti moral i dorëheqësit, që nënkupton se dorëheqësi ka ndërgjegje, ka vlera morale dhe etike, ka ngritje të lartë intelektuale dhe shpirtërore, ka një vision të qartë çfar dëshiron për popullin e vet, por nga arsye të caktuara, qoshfin ato objektive apo subjektive nuk ka aritur t’I realizoj, për këtë qëllim ofron dorëheqjen. Dhe dorëheqja e detyruar, kur një udhëheqës, një ministër, një drejtor apo një kryetar partie i ndikuar nga opinion publik apo ndikimi institucional detyrohet të jep dorëheqje pa dëshirën dhe vullnetin e tij, për mos realizimin e qëllimeve të caktuara. Në Maqedoni, nuk kemi patur deri tani nga asnjëra mënyrë.
Pse nuk japin dorëheqje tek ne politikanët ?
Ekzistojnë shumë arsye pse tek ne politikanët nuk japin dorëheqje. Por në disa pika do ti ceki disa arsye.
E para, sepse në jetën politike janë future njerëz të cilët nuk kanë bërë emër e nam në një punë apo profesion të tyre, janë individ pa dhunti krijuese, me karakter të paqëndrueshëm dhe individ pa vetëdije për vlerat. Të gjithë ketyrë individëve, vetëm pozicioni politik apo posti partiak i’u krijon dukje shoqërore. i’u bëjnë të mundshëm famën dhe sigurojnë privilegje. Si të japën dorëheqje këta, menjëher kthehen në anonimitet.
E dyta, sepse pozicioni partiak dhe politik është pozicion që sot krijon mundësi pëfitimi material. Sot, është e vërtetë se pozicioni shtetëror nuk të krijon kushte si në kohën e komunizmit, por pozicioni politik sot të krijon lidhje interesash materiale, tek ne partitë tona janë shëndruar në korporata kapitaliste, që meren me tendera, punësime, ndshëkime dhe shpërblime, meren me marifete legale e jo legale. Politikanët tonë voziten me vetura luksoze, kanë të hyra të larta, jo rroga të larta, kanë shofer që i vozit, që i vozit gratë e tyre deri tek parukeria, kanë truprojet, kanë edhe çanta të zeza boshe, kanë nga një të punësuar që u’a mban mantelin, kanë edhe Iphone dhe llogari ne “Facebook”që reklamojnë pozicionet sociale që kanë krijuar, gjithë i kanë ! Si të jape dorëheqje ky politikan për një vendim juridik demokratik ?
E treta, institucioni i dorëheqjes ne shoqërinë tonë është i pazbatuar sepse tek ne liderizmi është ideal, dhe jo çështjet kombëtare dhe vlerat. Deri sa tek ne liderizmi është ideal, në shoqërinë tonë nuk do të ketë dorëheqje.
E katërta, grupet koruptive dhe kriminale gjersa kanë deprtuar në institucionet juridike dhe arsimore, tek ne nuk do të ketë dorëheqje.
Dhe për fund, pse të jetë i zbatueshëm institucioni i dorëheqjes kur ne prap votojmë njejtë ?








