Ahmeti takon të huajt, por jo edhe popullin - tetova1.com

Ahmeti takon të huajt, por jo edhe popullin


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mar, Kor 8, 2014





Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë e priti ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav.

Ahmeti dhe Orav, thuhet në kumtesën e liderit të BDI-së, diskutuan rreth situates së krijuar në vend pas shqiptimit të dënimit ndaj gjashë personave me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, në të cilin u vranë pesë persona.

Ambasadori Orav theksoi që Brukseli zyrtar po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Maqedoni në lidhje me këtë rast bashkë me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në vend.

Kryetari Ahmeti ritheksoi nevojën që pakënaqësia të manifestohet me qetësi në mënyrë që ky rast të mos ndërlikohet dhe vështirësohet edhe më tepër. Kreu i BDi-së shprehu pritjet që Gjykata e Apelit do të merr parasysh të gjitha shqetësimet shoqërore në lidhje me zhvillimin e gjykimit në rastin Monstra dhe do të vendos drejtë.

Kredibiliteti i lëkundur i këtij procesi mund ta rikthej besimin e opinionit vetëm nëpërmjet të një procesi transparent ku do të prezentohen provat dhe faji do të dëshmohet. Ky process duhet të mbikqyrët nga ekspert të komunitetit ndërkombëtar me përvojë që do të kanë qasje të plotë gjatë gjithë procesit dhe në të gjitha dëshmitë.

Ahmeti theksoi që i kupton përpjekjet e forcave politike si dhe atyre që pretendojnë në të ardhmën të bëhen të tillë që ta shfytëzojnë këtë pakënaqësi të qytetarëve, por shpreson që ky shfrytëzim i situatës mos të nënkupton edhe nxitje të dhunës.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net