Artan Grubi në një linjë me Gruevskin? - tetova1.com

Artan Grubi në një linjë me Gruevskin?


aligrubi
Kategoria: Lajme

Postuar më: Mar, Kor 8, 2014





Deputeti i BDI-së dhe Këshilltar Politik/Shef i Kabinetit të Kryetarit të BDI-së, Artan Grubi ka komentuar në Facebook, protestat e ditëve të fundit që kanë përfshirë Maqedoninë, nga ana e shqiptarëve, për të drejtat e tyre.

Në këtë postim, ai thotë se nuk ka parë në krye të protestës asnjë nga partriotët e shqetësuar, të arsimuarit, siç i quan ai, edhe personat që kanë komentuar ngjarjet e fundit siç janë gazetarët, analistët, opinionistët.

-Sa lehtë është bërë ti thuhet dikujt tradhtar, UDBash, mashtrues. Ndoshta këta që e bëjnë këtë çdo ditë, gjejnë ngushëllim në populloren “po ta them sa s’ma ke thënë”. Sa lehtë është bërë të jesh patriot, të duhet vetëm një tastierë (tastaturë) kompjuteri, pak internet dhe e merr nofkën komandant tastatura.

Sa lehtë është bërë të bëhesh i edukuar, i arsimuar, intelektual. Të duhet vetëm Google. Edhe më lehtë është bë që të bëhesh gazetar, të duhet vetëm një profil në Facebook. Më së lehti është të bëhesh opinionist, analist. Nuk të duhet as diplomë. Të duhet vetëm ti lexosh deklaratat që ti shkruan një kuzhinë e caktuar.

Asnjë nga këta patriot dhe të shqetësuar nuk i pash në ballë të protestave. Të rrënosh është lehtë, por të ndërtosh është vështirë. T’ju rrëmbesh të drejtën e protestës së qetë njerëzve të sinqertë dhe në hall, për agjenda të caktuara politike, është mëkat i madh.

Unë vazhdoj të punoj duke takuar familjarët e të dënuarve në rastin Monstra si dhe avokatët mbrojtës. I kam takuar dhe kemi biseduar shpesh. Vlerësoj se duhet të përpiqem që t’ju ndihmoj institucionalisht, sepse ndryshe edhe s’ke se si ta ndihmosh rastin. Dhuna nuk e ndihmon procesin, e aq më pak të dënuarit, shkruan Grubi në profilin e tij të Facebook-ut.

Me pretendime të ngjashme si të Këshilltarit të Ahmetit gjatë ditës së djeshme ka dal edhe kryeministri Gruevski, i cili ka hedh dyshime për implikimin e grupeve dhe individëve të caktuar në protesta për agjenda të huaja.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net