Shkëndija dhe Renova nuk mund të luajnë në Tetovë
|
Në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku ndeshjet kampionale si nikoqir i luajnë Shkëndija dhe Renova, në stadiumin „Hekurana“, në Autokomandë ku nikoqir është Metalurgu dhe në „Tumbe Kafe“, në Manastir, nuk munden të luhen ndeshje të Ligës së Parë, vërtetoi FFM, në pajtueshmëri me raportin për sektorin për infrastrukturë.
Këshilli Drejtues i FFM-së miratoi raportin për stadiumet të sektorit për infrastrukturë pranë Federatës Futbollistike të Maqedonisë në bazë të plotësimit të kushteve të parapara dhe kriteriumeve për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Parë dhe të Dytë, sipas së cilës Shkëndija, Renova, Metalurgu dhe Pelosteri, nuk do të munden që ti luajnë ndeshjet në stadiumet e tyre gjatë ndeshjeve të kampionatit të Ligës së Parë.
Është interesant fakti se në stadiumi në “Hekuranë” në Autokomandë, mezi se ka marrë dritë jeshile për tu luajtur ndeshjet e Ligës së Dytë, por me kusht që të përmirësohen kushte për rikonstruimin e stadiumit.
Stadiumi i vetëm në Maqedoni i cili i plotëson kushtet maksimale, ku mundë të luhen ndeshje ndërkombëtare, është Arena “Filipi i Dytë”, ndërsa kushtet për tu luajtur futboll i Ligës së Parë i plotësojnë edhe stadiumin e Kratovës ku luan Sileksi, në stadiumin “Kukush” të Turnovës, në stadiumin e qytetit në Shtip ku luan Bregallnica, pastaj ai i Makedonija Gj.P në lagjen Gjorçe Petrov ku nikoqir do të jetë Teteksi.
Nga stadiumet vendore ku do të luhet futboll i Ligës së Parë por që janë me disa vërejtje do të mundë të luhet futboll edhe në shtatë stadiume:
Në stadiumin “Bashkimi” të Kumanovës, “Boris Trajkovski” në Maxhari, stadiumi në Probishtip, ai i qytetit në Koçani, i qytetit në Veles, “Goce Delçev” në Prilep dhe “Mladost” në Strumicë.
Nga ana tjetër stadiumet e Vrapçishtit dhe ai i Gostivarit në bazë të kritereve të FFM-së, nuk plotësojnë kushtet as për ndeshjet e Ligës së Dytë.
Futboll në Ligën e Dytë do të mundë të luhet vetëm në stadiumin në Çair ku luan FC Shkupi, në atë të Bogovinës ku luan Drita dhe në Gjevgjeli e Ohër. Numër i konsiderueshëm i ekipeve të Ligës së Dytë nuk mundë të luajnë futboll në stadiumet e tyre. I tillë i rasti me ekipin e ri të Ligës së Dytë, Mlladost Carev dvor. /Portalb/









