Ali Ahmeti: Gjykimi për “Monstrën” të kthehet nga fillimi - tetova1.com

Ali Ahmeti: Gjykimi për “Monstrën” të kthehet nga fillimi


Alia-norvegji
Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Kor 9, 2014





Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti priti sot në selinë e partisë në Tetovë, Ambasadorin e Norvegjisë në Maqedoni, Nils Ragnar Kamsvåg.

Ahmeti dhe Kamsvåg bashkëbiseduan për zhvillimet e fundit politkie në vend, dënimin e gjykatë me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës si dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

Ahmeti ka njoftuar Ambasadorin Kamsvåg për qëndrimet e BDI-së si dhe për pritjet e shumicës së qytetarëve për transparencë në procesin gjyqësor për rastin e ashtuquajtur “Monstra” dhe për adresim të shqetësimeve shoqërore nga ana e Gjykatës së Apelit.

“BDI kërkon rikthim të kredibilitetit të këtij procesi dhe kjo mund të arrihet me persëritje të procesit dhe me transparencë të plotë, të mbikqyrur nga eksepert ndërkombëtar me pervojë në procese të tilla”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka ripërsëritur shqetësimin që ky rast kaq i vështirë po shfrytëzohet nga individ dhe subjekte të caktuara për përfitime personale dhe të grupeve politike që ata përfaqësojnë.

Duke folur për nevojën e integrimit të Maqedonisë në NATO, Ambasadori Kamsvåg theksoi që ish Kryeministri Norvegjez Jens Stoltenberg do të merr përsipër detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO pas Samitit të aleancës në shtator të këtij viti.

Ahmeti, ndryshe ka nënvizuar rëndësinë e muajve në vijim për rrugën drejt NATOsë dhe hapjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe përsëriti që kompromisi me fqiun jugor është lehtësisht i arritshëm po që se palët ulen të bisedojnë me ndërmjetësim ndërkombëtar.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net