Dnevnik: Ali Ahmeti bënë marketing, të huajt nuk mund të përzihen në rastin ‘Monstra’
|
Procedura juridike lidhur me rastin „Monstra“ është e qartë – duhet të zgjidhet në kuadër të sistemit juridik të Maqedonisë. Kërkesa e liderit të BDI, Ali Ahmeti, që procesi të rikthehet në fillim për t’u monitoruar nga ekspertët ndërkombëtar, është marketing politik, thonë juristët, shkruan gazeta ‘Dnevnik’ e Shkupit. Ekspertët e huaj mund të jenë vetëm vëzhgues të procesit, por jo edhe të marrin në shyrtim provat materiale apo të sugjerojnë se si procesi të zgjidhet, i citon gazeta ekspertët.
Profesori i të drejtës kushtetuese, Osman Kadriu, në shpjegimin për ‘Dnevnikun’ thotë se procedura juridike është e qartë, gjegjësisht për procesin „Моnstra“ , kompetent është sistemi gjyqësor i Maqedonisë.
‘Për këtë rast është nxjerr vendimi i shkallës së parë dhe sipas të gjitha gjasave ndaj këtij vendimi do të ketë ankesë nga pala mbrojtëse, por edhe nga prokuroria. Të shohim si po rrjedh rasti, por është e qartë se „Моnstra“ duhet të zgjidhte brenda sistemit tonë juridik. Pasi të bëhet i plotfuqishëm vendimi, të dënuarit mund t’i drejtohen Gjyqit Europian për të Drejtat e Njeriut në Strazburg’, thotë Kadriu për Dnevnik.
Edhe një gjykatës kushtteues, që deshi të ngelë anonim, thotë se kërkesa e Ahmetit është shprehje e dyftyrësisë së BDI.
‘Integristët 10 vite janë pjesë e pushtetit ekzekutiv, përfshi edhe atë gjyqësor, dhe kërkesa për arbitrim ndërkombëtar është mungesë besimi ndaj institucioneve ku edhe ata participojnë. Nuk është e qartë se për çfarë transparence e kanë fjalët kur dihet se ëproceset gjyqësore janë transparente dhe publike’, thotë ish-gjykatlsi kushtetues.
Edhe Osman Kadriut mendon se ekspertët e huaj mundet vetëm ta vëzhgojnë procesin, por jo edhe të bëjnë shqyrtimin e provave dhe të japin ndonjë sygjerim se ski do të jetë epilogu i procesit.
Ahmeti kërkon sërish transparencë për Monstrën









