Shqiptarët e Britanisë së Madhe të shtunën do të protestojnë në Londër - tetova1.com

Shqiptarët e Britanisë së Madhe të shtunën do të protestojnë në Londër


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Kor 9, 2014





Shqiptarët e Britanisë së Madhe kanë njoftuar se do të organizojnë protestë në mbështetje të vëllezërve të tyre në Shkup.
Protesta do të organizohet të shtunën më 12 korrik para ambasadës së Maqedonisë në Londër nga ora 12:00 deri në ora 14:00.
“Ftoheni që të merrni pjesë në protestën para Ambasadës të Maqedonisë në Londër në lidhje me përkeqësimin e situatës të shqiptarëve në këtë shtet që ndodhi pas protestave në Shkup kundër dënimit me burg të perjetshëm të 6 shqiptarëve të cilët akuzohen për një krim pa fakte dhe që bazohet vetëm në akuza”, thuhet mes tjerash në njoftimin e shpërndarrë në rrjetet sociale, transmeton “Zhurnal”.
Organizatorët i kanë ftuar qytetarët shqiptarë që me vete të marrin flamuj kombëtar shqiptarë dhe të vishen “kuq e zi”. Ata apelojnë që protesta duhet të jetë dinjitoze dhe e civilizuar.

 

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net