Tre dibranë të rinj humbin jetën në aksident në Itali (Foto) - tetova1.com

Tre dibranë të rinj humbin jetën në aksident në Itali (Foto)


Kategoria: Kronikë

Postuar më: Mër, Kor 9, 2014





Tre të rinj nga Dibra e Maqedonisë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në Itali. Sipas gazetës italiane ‘Il Gazzetino”, tre të rinjt shtetas të Maqedonisë kanë humbur jetën në aksidentin që ndodhi parmbrëmë rreth orës 21 në aksin rrugor Basano – Muselite, në lokalitetin e njohur Romano de Zelito.

Në këtë aksident siç bëhet e ditur kanë ndërruar jetë Amir Merçevski, 19 vjeç nga Qendra e Zhupës e Dibrës, Hamlet Etovmovski, 21 vjeç nga fshati Otishan dhe një i ri tjetër nga fshati Kosovrastë, identiteti i të cilit nuk është zbuluar.

Aksidenti ka ndodhur nga përplasja e dy makinave, në njërën prej të cilave ishin viktimat që humbën jetën. Të plagosur kanë mbetur një italian, por dyshohet edhe për një shtetas tjetër të Maqedonisë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net