Helikopteri me polic në flak, maqedonasi bën “selfie”
Edhe pse opinioni maqedonas është në shok pas aksidentit që mbrëmë ndodhi në Strumicë ku katër persona humbën jetën gjatë rrëzimit të helikopterit policor mbrëmë vonë në afërsi të tregut të shumicës në Strumicë, një banor i Strumicës e ka shfrytëzuar këtë mundësi që të bëjë foto selfie ku në prapavijë duket helikopteri duke u djegur.
Nga MPB-ja i konfirmuan informacionet se bëhet fjalë për një helikopter të policisë si dhe numrin e viktimave.
/tetova1/






