Neproshten , aksidentohet vetura, 3 të lënduar (FOTO) - tetova1.com

Neproshten , aksidentohet vetura, 3 të lënduar (FOTO)


Kategoria: Kronikë

Postuar më: Pre, Kor 11, 2014





Mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën Tetovë -Jazhincë afër fshatit Neproshten është rrotulluar një veturë ku mbeten të lënduar tre persona nga Dobroshti.
Vetura Ford Mondeo drejtohej nga Xh.E nga fshati Dobrosht dhe sipas dëshmitarëve thuhet se si pasojë e shpejtësisë vetura ka dalë nga rruga duke u rrotulluar dhe ka përfunduar anësh rrugës dhe është përplasur me nje dru ku lëndohen drejtuesi i veturës dhe 2 bashkëudhëtar tjerë.
Tre të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku kanë marrë ndihmë mjekësore. Pas ndihmës së dhënë dy janë liruar në shtëpi ndërsa njëri është ndaluar në Spital për shërim të mëtejshëm.

Vetura2

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net