Parlamenti studentor fton në dalje masive dhe paqësore në protestat e sotme - tetova1.com

Parlamenti studentor fton në dalje masive dhe paqësore në protestat e sotme


studentet
Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Kor 11, 2014





Bejtulla Bushi, kryetar i Parlamentit studentor në Shkup, përmes mediave ka apeluar tek të gjithë studentët që të dalin masovikisht në protestat e sotme, por gjithmonë duke dëshmuar kulturë të lartë demokratike për të mos devijuar qëllimin e protestës. Ai gjithashtu apelon deri tek politikanët që të mbështesin me prezencën e tyre këtë protestë.

“Unë Bejtulla Bushi si kryetar i Parlamentit studentor Shkup në emër të Parlamentit studentor apelojë të gjithë studentët që nesër masovikisht të dalim në protesta që t’iu dalim në krah vëllezërve tanë dhe ta mirëmbajmë protestën që ajo të zhvillohet në mënyrë paqësore, pa incidente dhe me kërkesa legjitime, sepse vetëm kështu mund të arrijmë sukses në kërkesat tona.

Gjithashtu në emër të studentëve shqiptar bëjmë apel që nesër lidershipi shqiptar në Maqedoni të del në protesta dhe t’ju ndihmojë atyre që ua dhanë besimin në qoftë se ende u ka mbet fare pak ndërgjegje” thuhet në kumtesën e parlamentit studentor”.thuhet në apelin e kryetarit të parlamenntit studentor në Shkup.

Foto- Arkiv

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net