Policë të shumtë në rrugët e Shkupit (FOTO) - tetova1.com

Policë të shumtë në rrugët e Shkupit (FOTO)


Policia_shkup
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Pre, Kor 11, 2014





Forca të shumta të njësive speciale të policisë që në orët e para të mëngjesit janë shpërndarë nëpër pjesën qendrore të Shkupit. Nëpër bulevardet kryesore të kryeqytetit janë pozicionuar njësitë të ndryshme policore, ndërsa përforcimet më të mëdha vërehen në afërsi të Bit Pazarit, rreth pallatit të Gjykatave, përgjatë bulevardit Cvetan Dimov, në afërsi të qendrës tregtare Mavrovasja dhe para objektit të Qeverisë. Njësitet speciale të policisë janë të shoqëruara edhe nga automjete transportuese dhe të blinduara. Ndryshe, për sot në ora 14:00 janë paralajmëruar dy protesta paralele. E para do të fillojë nga Çairçanja, ku shqiptarët do të protestojnë kundër dënimit me burg të përjetshëm të 6 të akuzuarve për rastin Monstra. Ndërkaq, për në të njëjtën kohë, përmes rrjeteve sociale është caktuar një protestë tjetër para Qeverisë ku do të protestojnë qytetarë të etnitetit maqedonas. Partitë politike shqiptare kanë dhe Bashkësia Fetare Islame kanë dalë me apel për protesta paqësore. /Koha/

 

polic-shk Policia_shkup

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net