Shqiptari nga Tetova përgatiti në Zvicër kupën e Botës, “Brazili 2014″ - tetova1.com

Shqiptari nga Tetova përgatiti në Zvicër kupën e Botës, “Brazili 2014″


Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Hën, Kor 14, 2014





Edhe një lajm që na gëzon me sukseset e bashkatdhetarëve tanë. Kur mbrëmë e gjithë bota i kishte sytë nga ndeshja finale e kupës së Botës ndërmjet Gjermanisë dhe Argjentinës, pakkujt i ka shkuar mendja se kush është kujdesur për këtë kupë, të cilën e kanë dëshiruar të gjitha ekipet pjesëmarrëse. Fadil Asani, veprimtar i dalluar i Diasporës shqiptare në Zvicër nga fshati Përshefc i Tetovës për tetova1.com na njoftoi se një bashkëkombës yni, e pati rastin që atë kupë ta ketë në duar, para se ajo t’i dorëzohej Gjermanisë. Fadil Asani në profilin e tij në facebook shkruan:

“E kontraktuar nga FIFA, firma zvicerane «Silbag AG» nga Lucerni, e specializuar për pastrim të arit dhe metaleve, risi e gjithë kësaj është se në këtë firmë punon edhe Amir Abduli nga fshati Përshefc, të cilit nga punëdhënësi iu besua që të bëjë pastrimin e trofeut të kupës botërore. Kjo foto që po e shihni është bërë në momentet kur është kryer puna në të, pra në këtë trofe, të cilin Amiri e pastroi për «Brazili 2014», e që mbrëmë, siç dihet, e fitoi Gjermania”, përfundon komenti i Fadil Asanit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net