Protesta para OKB: Ndal diskriminimit shqiptar në Maqedoni
Shqiptarët në SHBA dje protestuan para selisë së OKB-së në Nju Jork për përkrahjen e shqiptarëve në Maqedoni.
Në këtë protestë ku morën pjesë mërgimtarë dhe aktivistë të shoqatave të ndryshme nga shumë shtete të SHBA-ve kanë theksuar se mbështesin protestat e fundit të bashkëkombësve në Shkup dhe qyteteve të tjera kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive ndaj shqiptarëve nga ana e pushtetit maqedonas, informon korrespodenti i INA-s nga Nju Jorku.
Aktori i njohur Xhevat Limani si drejtuesi i kësaj proteste theksoi se kjo protestë është edhe një zë i fuqishëm nga shqiptarët e Amerikës kundër dënimit me burg të përjetshëm të 6 shqiptarëve në rastin “Monstra” dhe bashkëngjitur me protestat gjithë shqiptarë që po mbahen nga Shkupi, në Prishtinë, Tiranë dhe kudo ku ka shqiptarë. Dhe bëri thirrje për të zgjeruar protestat deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të shqiptarëve nën Maqedoni.
Publicisti dhe gazetari Qazim Doda tha se shqiptarët atje janë duke përjetuar sistematikisht terror shtetëror nga pushteti sllavo maqedonas duke ju mohuar të drejtat të jetojnë të lirë dhe ëndrrën e tyre në integrimet evropiane.
“Shqiptarët në Iliridë kanë toleruar më shumë se do të toleronte ndonjë popull në botë nga një grusht mizash siç janë sllavo maqedonasit” u shpreh Doda, duke shtuar se më në fund doli në shesh gënjeshtra se Marrveshja e Ohrit shqiptarët nuk i bëri popull shtet formues, por ata vetëm pësuan.
Në protestë kanë folur edhe Peter Lumaj, Artur Vrekaj, Naim Balidemaj, Musa Paçuku, Pierr - Pandeli Simsia, Marko Kepi, Flutura Zavalani, Agim Loci, East Ahmeti, Fluturim Rizvani, Xheladin Zeneli, Gazmend Lleshi, Gani Shehu, Shpend Gjoçaj,Vesel Dedvukaj, Bajram Xhekaj, Gjon Buçaj, Sali Bollati, Mersin Ruci, Tom Gjergji, Shqipe Biba, Esat Gjonbalaj dhe kandidati për kongres Nick Di Iorio.
Protestën e madhështoi edhe prania e këngëtares së mirënjohur Merita Halili, e cila këndoi hymin shqip dhe ate amerikan.
Protestuesit kanë mbajtur vetëm flamuj kuqezi dhe simbole kombëtare, flamujt amerikanë, ndërkohë që në protestë janë theksuar edhe elementet kombëtare shqiptare dhe është brohoritur “Duam drejtësi”, “Stop proceseve të montuara gjyqësore ”, “Jankullovska terroriste”, “Gruevski me keq se Millosheviqi”, por janë dëgjuar edhe thirrjet në përkrahje të shqiptarëve në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, si: “Shkupi jemi me ty”, “Shkupi është i yni”, “UÇK-UÇK, “Shqipëri Etnike - Shqipëri Etnike” - “USA - USA” e të tjerë. (Beqir Sina)








