Fazliu: O Rafiz, komandantët po kalben burgjeve - tetova1.com

Fazliu: O Rafiz, komandantët po kalben burgjeve


Bekim_Fazliu21
Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Kor 16, 2014





Partia Demokratike Shqiptare kërkon llogari nga BDI-ja, se cilat nga ndryshimet kushtetuese të propozuara nga partia shqiptare në pushtet i shërben realisht shqiptarëve.

Fazliu tha sot në Kuvend se BDI nuk bën gjë tjetër, përveçse i përgjigjet kërkesave të Gruevskit.

“Është përtej amoralitetit sot të diskutojmë për këto ndryshime kushtetuese që na propozohen kur i ke 1 milion shqiptarë në këmbë dhe kërkojnë ndryshime të tjera. Sot kjo shumicë parlamentare dhe kjo qeveri duhet të merreshin me qytetarët, t’u garantonin atyre siguri dhe drejtësi. Me rastin Monstra dhe në shumë raste të tjera si Monstra, duhet të merreshin sot sepse kupa u mbush. Ju dënoni shqiptarë pa fakte. Është edhe një tradhti e BDI-së karshi vetes dhe karshi shqiptarëve”, tha Fazliu.

Ndërsa, nga ana e tij, Rafiz Haliti iu kundërpërgjigj, duke thënë se tradhëtia është ajo që e karakterizon PDSH-në.

Haliti tha se është vetë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi që përdor fjalën “tradhëtar” për anëatrët më të devotshëm dhe i largon nga partia, siç qe rasti me Ziadin Selën

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net