Punëtorët kërkojnë rrogat nga Teuta Arifi
- ”E more rrogën babi, jo ende biri im, po çka do më blejsh për Bajram…?” janë disa fotografi nga punonjësit e komunës së Tetovës të shpërndarë në “Facebook” sa i përket rrogave të vonuara nga kryetarja Teuta Arifi, njofton Tetovasot.
Siç bëhet e ditur nga të punësuarit e komunës ka gjasa që deri për festën e Bajramit të mbeten pa rroga. Administratorët, madje mbeten të revoltuar për vonesën e pagave, që kulmoi gjatë muajit të Ramazanit dhe si duket atyre do u humbet rroga e muajit qershor?!
Në komunën e Tetovës, pastaj thuhet se shumica e të punësuarve paguajnë kredi mujore, dhe mirëqenia familjare varet nga rroga në komunë. Por sipas Tetovasot, kryetarja Arifi nuk e ka parë të udhës të bëjë sqarime para të punësuarve në administratë për këtë vonesë të pagave.






