Lëvizja për reforma në PDSH fushatë aktive në facebook
Në kohën kur rrjetet sociale dominojnë në çdo sferë të jetës, edhe Lëvizja për reforma në PDSH është aktivizuar që të jetë sa më prezente në facebook.
Kështu përveç faqes zyrtare të bartësit të kësaj lëvizje Ziadin Selës që ka afër 18.000 antarë, Lëvizja për reforma në PDSH ka krijuar faqe të saja për disa komuna.
Si një ndër më aktivet është Lëvizja për Reforma PDSH - Tetovë afër 1.500 antarë edhe pse është krijuar vetëm para 1 muaji (10 gusht).
Faqe tjera Lëvizja për reforma në PDSH ka krijuar edhe për Gostivarin, Kumanovën dhe Sarajin.
/tetova1/





