Shkolla në Strimnicë e re, por pa kushte elementare - tetova1.com

Shkolla në Strimnicë e re, por pa kushte elementare


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Die, Sht 14, 2014





Kjo është shkolla “Ibrahim Temo” në fshatin Strimnicë. Nga jashtë duke shumë e bukur, por jo edhe nga brenda. Komuna e Zhelinës, vit më parë ka investuar në renovimin e pjesërishëm të saj, megjithatë pjesa më e madhe e dyshemeve kanë mbetur e parregulluar. Dritaret, janë të aluminit, megjithatë tejet të amortizuara dhe për pasojë dimrit fryjnë në të gjitha anët. Në gjendje të keqe janë edhe një pjesë e dyerve të shkollës.

“Në shkollën tonë, një kohë të gjatë sikurse në të gjitha shkollat shqiptare shumë pak është investuar në rregullimin e infrastrukturës. Një ndër faktorët që ndikon në humbjen e energjisë në shkollën tonë janë edhe dritaret, dritaret janë të amortizuara, një pjesë që në i themi objekt i ri e që tani është i vjetër në fakt dritaret kur janë montuar nuk është bë më intervenim, kemi pastaj muret e pa izoluara edhe aty kemi humbje të energjisë kemi problem me dyshemetë që po ashtu prej kohës kur është ndërtuar në vitet e 90-ta nuk është intervenua.”, deklaroi Xhemil Zulbehari, drejtor i Sh.F. “Ibrahim Temo”, Strimnicë

Shkolla nuk posedon as nxehje qendrore, por, sipas drejtorit të shkollës, e njëjta, këtë vit do të instalohet me mjete të komunës së Zhelinës ndërsa problemi më i rëndë është kualiteti i cili ndodhet në gjendje të mjerueshme edhe atë jashtë objektit shkollor.

“Problemi kryesor i kësaj shkolle është dera e tualetit dhe tualeti i cili është jashtë objektit shkollor, me çka në temperatura ekstrem të ulëta gjatë dimrit nxënësit duhet të dalin nga objekti shkollor që të vinë pas tij për tu shërbyer me tualetet e shkollës.”

Shkolla fillore “Ibrahim Temo” e fshatit Strimnicë, numëron gjithsej 257 nxënës të ndarë në 18 paralele, ndërsa mësohet, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Bashkim Sulejmani
KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net