Tetova është Lazarat - tetova1.com

Tetova është Lazarat


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Die, Sht 14, 2014





Policia e Tetovës sot në orët e mëngjesit në tre fshatra të Tetovës, Xhepçisht, Poroj dhe Trebosh janë zbuluar 1203 rrënjë kanabis sativa.

“Të gjitha rrënjët, me madhësi të ndryshme prej 40 centimetra deri në 2,5 metra, në koordinim me Prokurorin e Përgjithshëm, janë sjellë në policinë e Tetovës. Një sasi e caktuar e tyre do të hetohet, kush, kur dhe si ata u mbjellën në ato zona”, tha zëdhënësi i policisë, Marjan Josifovski, transmeton Televizioni Koha.

Në aksionin e policisë së Tetovës deri më tani janë zbuluar rreth 3.000 rrënjë kanabis sativa, prej të cilave rreth 2,000 rrënjë u zbuluan në Tetovë dhe 1,000 zonë më të gjerë të Gostivarit. /Tv Koha/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net