Diçka e re po vjen?
Së fundmi në adresë të Tetova1.com ka ardhur një email që lajmëron për një iniciativë të re nga disa të rinjë tetovar. Se për çfarë bëhet fjalë ende nuk dihet pasi ata dëshirojnë që këtë gjë ta lënë surprizë. Por siç shprheen ata thonë se do të jetë diçka që askush deri më tani nuk e ka bërë në Maqednoni. “Ne jemi në mesin tuaj dhe duam që të ju ndihmojmë juve të dilni nga kjo situatë agonie ku nuk bëni asgjë ndryshe nga ajo që keni bërë dje. Ne do të jemi forca motivuese dhe do të ju tregojmë juve se dikush e ka bërë atë që ju keni patur dyshime, nëse mundeni apo jo. Me këtë ne nxisim rritjen ekonomike, zhvillimin e arsimit, ulim pa punësinë dhe do të ndikojmë punën e çdo njeriu, për të pasur rezultate sa më të mira” thuhet në komunikatën e lëshuar nga grupimi që thonë se produkti i tyre do të jetë “VIZIONE”.
Këtë here nuk duam të flasim shumë por duam që të përfundojmë punët që na kanë ngelur për të nisur atë, gjëjën më të bukur që mund të ju ndodh juve, të nderuar qytetar të Maqedonisë! Për këtë ju ftojmë të na ndiqni këtu https://www.facebook.com/VIZIONEmotivimi






