Rrahje në Tetovë-i prer me qelqë, 34 vjeçari nga Dobroshti përfundon në Shkup - tetova1.com

Rrahje në Tetovë-i prer me qelqë, 34 vjeçari nga Dobroshti përfundon në Shkup


rrahje
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Mar, Sht 16, 2014





Mbrëmë rreth orës 20:30 në Tetovë ka ndodhur një rrahje që kishte si pasojë plagosjen rëndë të një personi nga fshati Dobrosht.
Sipas policisë, në rrahjen që ka ndodhur në bulevardin “Marshall Tito” në Tetovë, plagoset rëndë I.XH (34) nga fshati Dobrosht. I.XH pas zënkës verbale me personin B.E (44) nga Tetova, janë përleshur fizikisht me çka personi I.XH ka pësuar lëndime të rënda. Personi B.E gjatë përleshjes ka përdorur një mjet qelqi duke i shkaktuar një plagë të dukshme në kokë dhe në duart e I.XH.
I plagosuri nga Dobroshti është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, por për shkak të gjakderdhjes dhe lëndimeve të rënda, ai është transferuar Spitalin e Shkupit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net