Përmendore edhe për likuidues dhe vrasës serik në Shkup - tetova1.com

Përmendore edhe për likuidues dhe vrasës serik në Shkup


komiti4
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mër, Sht 17, 2014





Profesori eminent maqedonas Vlado Popovski ka deklaruar se përmendorja e Andon Lazov Janev nuk e ka vendin në Shkup, pasi që bëhet fjalë për një vrasës serik dhe që nuk e meriton të njihet si personalitet historik maqedonas.

Përmendorja e tij u vendos nga qyteti i Shkupit, edhe ate disa metra përballë përmendores së heroit kombëtar shqiptar Hasan Prishtina.

“Andon Lazov Janev i njohur si Qoseto dikur në vitin 1918 ishte ftuar në VMRO në organizatën e terroristëve, e cila shfrytëzonte atentate individuale ndaj spiunëve dhe tradhtarëve. Dhe ky mision ishte përcaktuar edhe për të. Ai qysh në moshën 14 vjeçare kishte kryer vrasjen e parë dhe se nuk ka të bëjë me VMRO. Ai ishte likuidues dhe vrasës serik. Në aspektin intelektual ai është thuajse analfabetë, që do të thotë se ate askush nuk do ta shënonte si personalitet. Por ai ka pasur një kontribut lokal në planin e organizimit dhe respektimit të rregullave të VMRO”, theksoi për portalin TV Nova, Vlado Popovski, i cili udhëheq këshillin e Qytetit të Shkupit. /tetova1-ina/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net