Objekti i shkollës së Gradecit, rrezik për nxënësit - tetova1.com

Objekti i shkollës së Gradecit, rrezik për nxënësit


Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Enj, Sht 18, 2014





Në kushte jo të mira procesin arsimor po e ndjekin edhe nxënësit e shkollës fillore ‘Memet Deralla’ në Gradec të Vrapçishtit. Madje nxënësit ndihen të rrezikuar për jetën e tyre, për shkak të sistemit të vjetruar elektrik në shkollë, por edhe për shkak të çatisë kancerogjene. Objekti i shkollës është ndërtuar në vitet e 70-ta, ndërsa që atëherë nuk është rinovuar asgjë.

‘Shqetësimi më i madh për prindërit që sjellin fëmijët në shkollën fillore të fshatit Gradec, janë pikërisht këto hekura të lënë pas dore për gati dy e më tepër dekada me radhë. Arsimtarët dhe udhëheqësit e kësaj shkolle tentojnë që të kenë kujdes ndaj fëmijëve, por paramendojeni sa mundë të kujdesen 40 arsimtarë apo të punësuar ndaj më se 500 fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë’

‘Rrezik është ajo, shpërthehen fëmijët aty krejt, duhet të hiqen duhet të rregullohen ato’

‘Ministria duhet shumë shpejt të reagon, edhe me kohë është dashur të reagojë, por aq e ka mundësinë dhe aq dëgjon se veshët i kanë të shurdhër’

‘Shihni një herë këto hekura, kthehuni dhe shihni, këto kanë mbetur që moti, dy herrë kanë premtuar për ta rregulluar sallën e sportit dy herr e kanë dërguar tjetërkund, i kanë ngrënë dreka e darka dhe nuk e kanë bë’

Drejtori i Shkollës tha se brenda një viti do të mënjanohen të gjitha problemet në k Drejtoria e shkollës i ka parasysh të gjitha këto mungesa, por japin shpresa se brenda një viti, këto probleme do të evitohen.

‘Ky objekt që gjendet pas nesh është i viteve të 70-ta, është ndërtuar me kontribut të banorve të atëhershëm, mbulesa është kancerogjene por besoj që deri kah qershori vitin e ardhshëm do e fillojmë me një mbulesë tjetër dhe me një objekt pak më ndryshe. Kjo është histori në vete, nga viti 87 ka mbetur kështu kur është ndërtuar pjesa e re e objektit që shihni kjo pjesë ka mbetur ende në këtë gjendje siç e shihni vet. Është rrezik për fëmijët por mundohemi maksimalisht të gjithë të punësuarit që të kemi kujdes që të mos vi deri te lëndimi i fëmijëve’, deklaroi Etem Ademi. drejtor i Sh. f. “Memet Deralla” – Gradec.

Në shkollën fillore ‘Memet Deralla’ në Gradec aktualisht mësojnë mbi 500 nxënës, ndërsa ka afër 50 të punësuar. Bashkim Sulejmani

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net