Ilirida lindi për shkak se u tradhtua lufta e vitit 2001 - tetova1.com

Ilirida lindi për shkak se u tradhtua lufta e vitit 2001


nevzat-ilirida
Kategoria: Opinione

Postuar më: Pre, Sht 19, 2014





IDRIZ SINANI-KUMANOVA

Pra, ajo luftë që nisi në emër të bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet e humbi misionin e saj të vërtetë dhe përfundoj në kryengritje për të drejtat e njeriut. Kësaj i thonë tradhti kombëtare sepse asnjë shqiptar nuk do të rrëmbente pushkën për të drejtat, por shqiptari lufton për liri dhe bashkim kombëtar me trungun amë, Shqipërinë

Të nderuar miq vëllezër e motra dhe përkrahës të Iliridës, përshëndes shpalljen e Dekleratës së Iliridës. Dikush do të mendoj përse riaktivizim apo ringjallje Ilirida, por ne e dimë të gjithë Ilirida nuk ka vdekur, ne jemi të vetëdijshëm se Ilirida nuk mund të vdesë përderisa ne jemi gjallë dhe ndodhemi këtu, Ilirida nuk mund të vdesë përderisa ajo udhëhiqet shpirtërisht nga Legjenda e gjallë e saj Nevzat Halili i cili me pjesëmarrjen e tij këtu na jep forcë dhe kurajo për të vazhduar denjësisht përpara. Jam këtu si njeri nga aktivistët e parë të Iliridës për Diasporë , por edhe në Maqedoni, jam këtu në cilësinë e Kryetarit të Forumit të Drejtave të Njeriut për ti dhënë mbështetje të fortë riaktivizimin të shpalljes të Deklaratës për Iliridën dhe grupit nismëtarë sepse besoj që këta njerëz vërtetë do ta ecin përpara për jetësimin e Iliridës, por edhe proceset e mbetur në mes të rrugës.

Partitë politike shqiptare që janë aktive sot në Qeveri dhe Kuvendin e Maqedonisë, me sjelljen e tyre politike duket sikur kanë hequr dorë nga kërkesat e shqiptarëve për barazi me qytetarët sllavë. Prej shumë vitesh shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të mashtrohen sepse kanë kaluar kaq vite dhe ne ende jemi qytetarë të kategorisë së dorës së dytë e pse jo edhe të tretë, ku i mohohet shkollimi në gjuhën amtare si në shek.19, flamuri kombëtar tashmë me ligj është zvogëluar duke e humbur krenarinë shqiptare, shkatërrimi ekonomik i ndërmarrjeve të mëdha, degradimi i fesë etj. Para 13 viteve u zhvillua një luftë e armatosur ne trojet e Iliridës e cila nga kjo luftë për tokën shqiptare, u devalvua në luftë për të drejta, që deri më sot paraqet rastin e vetëm në histori.

Nga kjo luftë qindra shqiptarë u vranë, u plagosën, u torturuan apo pësuan trauma në forma të ndryshme, po fatkeqësisht nuk u arrit qëllimi i duhur.

Pra, ajo luftë që nisi në emër të bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet e humbi misionin e saj të vërtetë dhe përfundoj në kryengritje për të drejtat e njeriut.

Kësaj i thonë tradhti kombëtare sepse asnjë shqiptar nuk do të rrëmbente pushkën për të drejtat, por shqiptari lufton për liri dhe bashkim kombëtar me trungun amë, Shqipërinë.

Çka është më e keqja, pas përfundimit të kësaj lufte, nga dora vrastare e shtetit dhe nga tradhtitë, u vranë qindra shqiptarë, ish pjesëtarë të UÇK-së, të cilët disa prej tyre ishin edhe komandantë të brigadave të UÇK-së. Rastet e Bit Pazarit, Sopotit, Brodecit, Kumanovës, Manastirit, helmimet e nxënësve të shkollave të mesme në Kumanovë, Tetovë Gostivarë, Dibër dhe ekzekutimi makabër ndaj Harun Aliut - Komandant Kushtrimit me shokë, vrasja e dy shqiptarëve ne Gostivar paraqet kulmin e revoltës shqiptare ndaj këtij pushteti vrasës.

Burgjet e Maqedonisë janë të mbushura me ish-ushtarë të UÇK të cilët janë burgosur pa të drejtë dhe janë të dënuar me burgim të përjetshëm, ata paguajnë çmimin e luftës së 2001. Atë që nuk e bëri policia dhe ushtria sllavo-maqedonase e 2001, por e bëjnë sot me ndihmën e vasalëve dhe tradhtarëve shqiptar që i kemi kudo nëpër këmbë.

Pra ,Maqedonia edhe pse nënshkroi protokollin në Kombet e Bashkuara për të drejtat dhe lirit e njeriut në këshillin e Europës ku garantohen 10-pikat e të drejtave të njeriu, ajo aspak nuk i respektoj:

E drejta në jetë, ndalimi i torturës, ndalimi i robërisë, e drejta për fer gjykim, e drejta për respektimin e jetës private, ndalimi i diskriminimit, mbrojtja e pronësisë, e drejta për arsim, e drejta për lëvizjen e lirë e tjera.

Apeloj te Institucionet e Republikës së Iliridës që këto pika të respektohen nga institucionet e saj, ku secili njeri të ndihet i lirë dhe ti gëzon të gjitha këto të drejta, pa dallim etnie, race, ngjyre e feje,sepse kjo është rruga e vetme e sistemit demokratik në themelet e të drejtave dhe lirive të qytetërimit modernë.

Urime dhe me fat Republika e Iliridës.

Rroftë Bashkimi ynë gjithëkombëtarë .

Rroftë Republika e Iliridës me kryetarin Nevzat Halili

Lavdi dëshmorëve të kombit .

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net