Ministria e Arsimit 500 mijë euro për UEJL-në
Ministira e Arsimit krahas USHT-së do të vazhdoj të përkrahë financiarisht edhe UEJL-në. Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri Ademi i cili ka qëndruar për vizitë sot në hapsirat e UEJL-së.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencë do të vazhdojë të përkrah Universitetin e Evropës Juglindore, por kësaj përkrahje tash I shtohet edhe komponenta finansira, pra MASH do të përkrah finansiarisht këtë institucion të arsimit të lartë. Në buxhetin e vitit 2015 janë siguruar 30 milion denar (500 mijë Euro) për nevojat e UEJL” ka kumtuar ministri Ademi.
Me këtë akt, MASH dhe Qeveria e RM-së vlerësojnë lartë kontributin e komunitetit ndërkombëtar, themeluesve të UEJL-së dhe stafit akademik. Por, me këtë akt I shtojmë kapacitetet institucionale për shfrytëzimin proporcionale të buxhetit qendror.
/Tetova1/





