Ziadin Sela dhe Nuri Seferi tregojnë “grushtet” (FOTO)
Gjatë vizitës së sotme të Ziadin Selës në Tetovë, rastësisht te restaurant Tivoli ku qëndronin bashkëpuntorët e Selës dhe anëtarët e Lëvizjes për reformim të PDSH-së ka ardhur edhe boksieri i famshëm dhe kampion botëror në boks, Nuri Seferi.
Boksieri Nuri Seferi është përshëndetur me të pranishmit dhe më pastaj bashk me Ziadin Selën kanë bërë disa foto. Ndër fotot më interesante dhe ndoshta edhe me domethënie të veçantë është fotografia ku të dy i kanë gati “grushtet”.
Ndoshta me këtë foto edhe Nuri Seferi edhe Ziadin Sela dëshirojnë të tregojnë se janë gati për “duel”. Ziadin Sela për duel në politikë, kurse Nuri Seferi për duel në boks.
/tetova1/






