Ziadin Sela sonte në Tetovë, prezent edhe boksieri Nuri Seferi - tetova1.com

Ziadin Sela sonte në Tetovë, prezent edhe boksieri Nuri Seferi


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Pre, Sht 19, 2014





Ziadin Sela dhe bashkpuntorëve vazhdojnë aktivitetet e tyre në teren. Sonte ata qëndrojnë në Tetovë ku i kanë pritur përfaqësues të Lëvizjes për reforma në PDSH nga Tetova.
Në fotografinë e publikuar në faqen zyrtare të Lëvizjes për reforma në PDSH, shihet Sela i rrethuar nga intelektual dhe sportistë elitar në Maqedoni, që aktualisht po zhvillon një takim në qytetin e Tetovës.
Boksieri i njohur shqiptar Nuri Seferi, kryetari i Lëvizjes për Tetovë, Adnan Neziri, intelektuali i shquar dhe ish kryetari i komunës së Tetovës Vebi Bexheti, Abedin Imeri përfaqësues i Lëvizjes nga Komuna e Bogovoninës si dhe personalitete të tjera e kanë shoqëruar Selën në takimin që është zhvillu në njërin nga restaurantet e Tetovës.

Gjithashtu sonte është paralajmëruar se Ziadin Sela do të marrë pjesë emisionin në TV Globi në Gostivar.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net