Ziadin Sela: Thaçi po rikthen manipulimin e vjetër për hyrjen në Qeveri
I ndjerë nën presion nga rivaliteti i reformatorëve te drejtuar nga Ziadin Sela, me qëllim që të ruajë anëtarësinë e PDSH-së, kryerari Menduh Thaçi ka rikthyer moton e vjetër “PO në Qeveri”. Pas takimeve me aktivistët e gjithë degëve dhe nëndegëve Thaçi iu ka premtuar aktivistëve se do të hyjë në Qeveri pas kongresit të partisë, raporton drini.mk.
Kryetari i Strugës dhe iniciatori për reforma në PDSH, Ziadin Sela, e konfirmoi se rivali i tij Menduh Thaçi bën çmos që t’i manipulojë anëtarët me moton e vjetër se do jetë në Qeveri.
“Manipulim për përdorim të brendshëm, vetëm e vetëm që të përfitojë kohë. Anëtarët e PDSH-së nuk janë në PDSH vetëm e vetëm për të qënë në Qeveri. Në Qeverinë e Millosheviqit ka pas vend edhe për Rrahman Morinën por jo edhe mbështetje për të. Ne na duhet të fitojmë mandej legjitimiteti do të detyrojë imponimin e Marrëveshjes politike të PDSH-së dhe qeverisjen e saj”, deklaroi Sela, në emsisionin e Tv Globit në Gostivar.
Nga ana tjetër në dhjetor të këtij viti edhe iniciativa e Ziadin Selës për Reforim të PDSH-së ka paralajmëruar kongrës ku do të zgjidhen strukturat e PDSH-së së reformuar.
I pyetur se a e ka frikë Menduh Thaçin, Sela ka mohuar kategoriskisht këtë gjë, duke thënë se kurrë në jetë nuk ka pasur frikë nga ndonjë njeri, por ai theksoi se ka frikë për të ardhmen e fëmijëve dhe shqiptarëve të Maqedonisë.
Ziadin Sela vlerësoi figurën e Rufi Osmanit duke vënë theks në të kaluarën e tij kombëtare, burgosjen për shkak të idealit kombëtar, etj. Duke ju përgjigjur pyetjes së njërit nga shikuesit, Sela theksoi se Lëvizja për reformim të PDSH-së është e hapur për Rufi Osmanin dhe të tjerët që janë të gatshëm t’i bashkohen.
Në këtë intervistë, veprimet politike të BDI-së, Ziadin Sela i ka krahasuar me ato të partive komuniste.
Veç kësaj gjatë emisionit në Tv Globi, Sela ka komentuar edhe zvillimet e fundit në spektrin fetar që po ndodhin në trojet shqiptare me përhapjen e radikalizmit fetar.
Ai tha se tek shqiptarët nuk egziston asnjë lloj radikalizmi, ngjarjet që po shohim janë të inskenuara nga shërbime dashakqease dhe se ato do të izolohen.
Sa i përket kësaj çështjeje në Maqedoni, kryetari i Strugës theksoi se në Maqedoni ka radikalizëm ortodoks dhe se kjo po shihet çdo ditë nga veprimet e qeverisë së Maqedonisë me projektet e saja me kryqe dhe përmendore të tjera me përmbajtje të ngjashme.






