Përurohet zyrtarisht shtegu për biçikleta në bulevardin Ilirija - tetova1.com

Përurohet zyrtarisht shtegu për biçikleta në bulevardin Ilirija


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Sht 22, 2014





Sot u bë shënimi i “Ditës pa automjete” aktivitet ky që u organizua në kuadër të Javës Evropiane të Qarkullimit. Me këtë rast, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi zyrtarisht lëshoi në përdorim shtegun për biçikleta në bulevardin Ilirija në Tetovë.

Ky shteg i cili shtrihet përgjatë dy korësive të bulevarit Ilirija, do të mundësojë qarkullim të lirshëm dhe më të sigurtë për biçiketat, dhe me këtë, komuna e Tetovës dëshiron të ndikojë në ngritjen e vetëdijes qytetare për përdorimin biçikletave si mjet qarkullimi, i cili përveç se ndikon pozitivisht në rruajtjen e ambientit jetësor nga ndotja, ka edhe beneficione të shumta përsa i përket shëndetit të qytetarëve që praktikojnë këtë lloj transporti.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net