VMRO godet BDI-në: Në vend të servilizmit ndaj amerikanëve, respektoni maqedonasit - tetova1.com

VMRO godet BDI-në: Në vend të servilizmit ndaj amerikanëve, respektoni maqedonasit


VMRO_BDI
Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Sht 22, 2014





Deputeti maqedonas Dimitar Stevanangjia i është kundërpërgjigjur një teksti të deputetit të BDI-së, Artan Grubi, i cili ka kritikuar faktin që Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka thirrur në bisedë të zv.ambasadorin amerikan në Shkup. “Kolegu Artan Grubi sot ka folur pa i matur fjalët. Qëndrimi i tij i sotshëm është mesjetar. Në vend që të jetë servil ndaj amerikanëve, më mirë do të ishte që t’i respektojë bashkëqytetarët e vet maqedonas”, ka shkruar Stevanangjia, në Facebook.

Ai ka thënsë se sikur ky përkushtim për t’i shkuar përshtati politikës amerikane do të shfrytëzohej për të afruar qytetarët maqedonas, sigurisht nuk do të kishte probleme ndëretnike.

Ndërkohë, deputeti Artan Grubi ka thënë se për vendimin e MPJ-së nuk është konsultuar BDI.

“Kjo që po ndodh sot nuk është për t’u përshëndetur dhe në fakt është për të shprehur keqardhje…Ky hap është ndërmarrë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe jo nga qeveria. MPJ-ja është dikaster i veçantë në kuadër të qeverisë dhe nuk është se është konsultuar partneri i koalicionit apo zhvilluar negociata në nivel të VMRO DPMNE-së dhe BDI-së lidhur me notën e protestës që i është dorëzuar ambasadës së SHBA-së në Maqedoni”, deklaroi Grubi./Zhurnal

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net