Google Street View prej dje ka filluar me incizim të lokacioneve në mbarë Maqedoninë
Google shpalli se prej dje ka filluar me incizim të lokacioneve në mbarë Maqedoninë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së funksionit Street View në suaza të aplikacionit Google Maps.
Duke filluar nga 29 shtatori në Shkup dhe Manastir si dhe në qytete të tjera më të mëdha në vend, do të incizohen fotografi tredimenzionale, ndërsa vitin e ardhshëm e njëjta do të vazhdojë edhe në vendet e tjera më të vogla. Është planifikuar të mbulohet aq më shumë që është e mundur nga rrjeti rrugor, si dhe vendet më interesante në vend.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës kishte bashkëpunim aktiv me përfaqësuesit e Google, me të cilët realizoi më shumë takime me qëllim të sjelljes së këtij servisi në Maqedoni.
Sipas Ivanovskit, falënderim i Google Street View Maqedonia mund të shihet në “dimenzion” të ri përmes kompjuterit ose telefonit të mençur.
“Kjo është veçanërisht e rëndësishme për turizmin që do të kontribuojë për vendosje më të mirë të Maqedonisë në destinacionet atraktive turistike botërore, ku bukuria e vendit tonë mund të shihet nga cilido kënd i lidhur me internet”, vlerësoi ministri Ivanovski.
Street View është funksion i Google Maps, i lansuar në maj të vitit 2007 dhe është i arritshëm në 59 vende. Gjithashtu, ajo është e arritshme në Google Earth dhe në Google Maps për telefonat celularë. Funksioni shfrytëzuesve u mundëson navigacion më të lehtë përmes hulumtimit virtuel panoramik të rrugëve.
Nga Google tregojnë se për realizimin e projektit janë drejtuar edhe deri te Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale. Në fotografitë e destinuara për Street View, para se të publikohen, sqarojnë do të ketë mjegullime të fytyrave dhe targave. Kur fotografitë do të jenë të arritshme, njerëzit do të kenë mundësi të paraqesin fotografi për mjegullim plotësues me klikim të “report a problem” opsioni i këndit të majtë plotësues të fotografisë, pas së cilës plotësojnë formular të shkurtër ku saktësojnë se cila fotografi duhet të mjegullohet.





