Letra e katër deputetëve të PDSH-së u nënshkrua nën presion dhe pa vullnetin e tyre?! - tetova1.com

Letra e katër deputetëve të PDSH-së u nënshkrua nën presion dhe pa vullnetin e tyre?!


pdsh-levizja
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mar, Sht 23, 2014





Letra e katër deputetëve të PDSH-së, me anë të së cilës ata kërkojnë që të mos u përmendet emri nga nismëtari i Lëvizjes për reformimin e kësaj partie z. Ziadin Sela, është nënshkruar nga deputetët nën presion dhe pa vullnetin e tyre, thonë burime të afërta nga Lëvizja për reforma e PDSH-së që janë në kontakt me persona brenda kësaj partie.

Sipas po të njëjtave burime, që dëshirojnë të ruajnë anonimatin, ka pasur shumë raste të këtilla ku deputetët e kësaj partie nën presion detyrohen të lexojnë fjalime të shkruara në seli, apo të nënshkruajnë kërkesa apo vërejtje si kjo e sotmja, që përmbajnë shumë fjalë fyese. Pra, pa vullnetin e tyre, deputetët e PDSH-së nën presion detyrohen në të nënshkruajnë dokumente të këtilla, transmeton Drini.mk.

Ndryshe, kjo edhe njëherë vërteton se deputetët aktual të PDSH-së, që për shumë mandate janë po të njëjtit, janë aty dhe nuk ndërrohen për shkak se mbi ta mund të ushtrohet presion dhe mund të kontrollohen. Si të këtillë, rrjedhimisht këta deputet, nuk përfaqësojnë zërin e shqiptarëve opozitarë në parlament, që kërkojnë çdo ditë një jetë më të mirë, por janë thjesht zëri i një personi që për interesa personale ka uzurpuar PDSH-në, thonë këto burime që pretendojnë se këto informacione i kanë konfirmuar nga njerëz brenda PDSH-së.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net