Gazeta “Dnevnik” barazon termin “sllav” me termin ofendues “shiptar” - tetova1.com

Gazeta “Dnevnik” barazon termin “sllav” me termin ofendues “shiptar”


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mër, Sht 24, 2014





Gazeta maqedonase “Dnevnik” ka barasvlerësuar termin “sllav” me termin ofendues për shqiptarët “shiptar”.
Në një artikull të sajin, publikuar sot, gazeta maqedonase i ka drejtuar deputetit të BDI-së Artan Grubi, pyetjen nëse termi “shiptar” është ofendues për shqiptarët, ashtu siç gazeta lë të kuptojë,se termi “sllav” është ofendues për maqedonasit, transmeton Zhurnal.
Deputeti Grubi ka sqaruar nga ana e tij se termi “shiptar” është ofendim i qëllimshëm dhe se ndryshon shumë nga përdorimi i termit “sllav”, ndaj dhe konsideron se përdorimi nga ambasadori Baily të këtij termi nuk është ofendues.
Por gazeta komenton se, Grubi, si shqiptar që është, nuk ka të drejtë të vlerësojë se ç’është ofenduese për maqedonasit dhe ¬çfarë nuk është, ndonëse është gazeta ajo që i bën këtë pyetje deputetit.
Në artikull përcillet edhe deklarata e tij se, pavarësisht nëse përdorimi i termit “sllav” është ofendues apo jo, mënyra e reagimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është e pavend dhe joproporcionale.
“Mund të thirrej zv.ambasadori amerikan dhe t’i thuheshin drejtpërsëdrejti vërejtjet, por jo të bëhej lajm. Nuk duhet të harrojmë se pikërisht amerikanët janë miqtë dhe partnerët tanë më të mëdhenj”, thotë Grubi.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net