Në Tetovë sonte do të bëhet dezinsektimi - tetova1.com

Në Tetovë sonte do të bëhet dezinsektimi


komuna-e-tetoves
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mër, Sht 24, 2014





Komuna e Tetovës njoftoi për sot realizimin e procesit të dezinsektimit, i treti me radhë nga toka, në territorin e kësaj komune, për zhdukjen e insekteve dhe dëmtuesve të tjerë.
Dezinsektimi do të kryhet mbrëmjen e sotme nga ora 22:00 dhe do të vazhdojë deri në orët e hershme të mëngjesit të ditës së enjte.
Qytetarët të cilët merren me bletari duhet të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë strehimin e bletëve në kutitë e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit dhe moslargimin e tyre nga vendi i tyre 5-6 orë pas trajtimit të territorit.
Po ashtu është e nevojshme që qytetarët mos të dalin në rrugë për aq kohë sa zgjat trajtimi i qytetit si dhe ti largojnë veturat nga trotuaret para hapësirave të gjelbra me qëllim që ekipet të jenë në mundësi ta zbatojnë trajtimin në mënyrë të pandërprerë.
Procesi i dezinsektimit në këtë periudhe kohore bëhet kryesisht si masë preventive për parandalimin e sëmundjes “Gjuha e Kaltër”, e cila goditi bagëtitë kryesisht në pjesën lindore të vendit. Pasi që insektet janë bartësit kryesor të kësaj sëmundjeje, procesi i dezinsektimit është më se i nevojshëm duke pasur parasysh faktin se afrohet festa e Kurban Bajramit, kur edhe kemi qarkullim dhe shit-blerje të bagëtive nga ana e qytetarëve.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net