Vazhdon projekti qeveritar “Bli shtëpi, bli banesë” edhe në vitin 2015 - tetova1.com

Vazhdon projekti qeveritar “Bli shtëpi, bli banesë” edhe në vitin 2015


Kategoria: Ekonomi / TOP LAJM

Postuar më: Mër, Sht 24, 2014





Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski paralajmëroi se edhe këtë vit, si dhe në vitin e ardhshëm 2015 vazhdon projekti qeveritar për stimulimin dhe zhvillimin e ndërtimtarisë, po edhe i volitshëm për qytetarët “Bli shtëpi, bli banesë”.Sipas Stavreskit, Buxheti ka mjete të mjaftueshme për realizimin e projektit.”Paradokohe i përmirësuam edhe kushtet, gjegjësisht e ulëm shkallën e interesit për qytetarët në 3,95 për qind për 3 vitet e para dhe 4,44 për qind për vitin e katërt dhe pestë. nëse bëhet fjalë për modelin -gjysmë kësti. Këto janë kushte të jashtëzakonshme dhe të papara deri tani në tregun tonë ndërsa qytetarët mirë reagojnë dhe kanë interes të rritur pasi e ulën shkallën e interesit” sqaroi Stavreski.Deri tani, informojnë nga Ministria e Financave, 331 familje e kanë zgjidhur çështjen banesore me këtë projekt, ndërsa interesim ka në të gjitha qytete nëpër Maqedoni. Tani për tani qytetarët, rreth 270-280 kanë vendosur për banesë, për pas uljes së shkallës interesit interesimi për shtëpi por rritet.Lidhur me atë nëse qytetarët vendosin për atë që shteti t’ua mbulojë një pjesë nga kësti apo pjesëmarrja, shumica prej tyre, theksoi, vendosin për mbulimin e këstit mujor, por qytetarët të cilët vështirë sigurojnë pjesëmarrje për fitimin e kredisëv endosin për modelin e dytë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net