BE ndan 664.2 milionë euro për Maqedoninë - tetova1.com

BE ndan 664.2 milionë euro për Maqedoninë


Kategoria: Ekonomi / TOP LAJM

Postuar më: Pre, Sht 26, 2014





Komisioni Evropian ka akorduar 664.2 milionë euro për Maqedoninë, përmes Instrumentit IPA.
Mjetet janë ndarë në kuadër të Planit të KE-së për mbështetjen e procesit integrues të vendeve aspirantë për anëtarësim në BE, vlera totale e të cilit është 11 miliardë euro.
Sipas këtij plani, Maqedonia do të marrë këto mjete deri në përfundim të vitit 2020.
Mësohet se Maqedonia do të mund të konkurrojë edhe për afro 3 miliardë euro në 7 vitet e ardhshme, për projekte që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkufitar, ku përfshihen edhe vendet e tjera.
Si fusha kryesore për ku planifikohen këto mjete, janë demokracia dhe qeverisja, sundimi i së drejtës dhe të drejtat e njeriut, ambienti jetësor, transporti, konkurrueshmëria dhe inovacionet, arsimi, punësimi dhe politika sociale, bujqësia dhe zhvillimi rural, si dhe bashkëpunimi rajonal dhe territorial.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net