Çel siparin Festivalit të Teatrit të Tetovës - tetova1.com

Çel siparin Festivalit të Teatrit të Tetovës


Kategoria: Kulturë / TOP LAJM

Postuar më: Pre, Sht 26, 2014





Në edicionin e tretë të Festivalit të Teatrit të Tetovës do të ketë 6 shfaqje teatrore nga Teatri Kombëtar Shqiptar i Shkupit, Teatri Popullor Maqedonas, Teatri Turk, Teatri i Kumanovës, Teatri i Kosovës dhe Teatri i Tetovës.

Më 26 shtator do të jepet premiera “Darka e Budallenjve” e teatrit të Kumanovës. Pastaj, më 27 Shtator “Vdekja e një Komisioneri” e teatrit kombëtar të Kosovës. Më 28 shtator, “Gjermanët e Humbur” e teatrit popullor maqedonas. Më 29 shtator, “Vajza Kuq e Zi” e teatrit të Tetovës, më 30 shtator, premiera “Guri” e teatrit dhe më 1 tetor premiera “Gjymtimi” në teatrit shqiptar të Shkupit.

Drejtori i teatrit të Tetovës, Valmir Aziri tha se ky projekt që po del i suksesshëm.

“Në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës këtij festivali i janë dyfishuar mjetet, në krahasim me ato që ishin një vit më pare 500 mijë dinar, këtë vit janë 1 milion dinar. Kemi një ndihmë të madhe nga kryetarja e Komunës të Tetovës, Teuta Arifi e cila ka insistuar të na ndihmojë pa i kërkuar ndihmë. Me ftesën tonë tek të dyja teatrot që funksionojnë për momentin në nivel shtetëror në Shqipëri, teatri kombëtar dhe teatri alternativ, edhe pse në bisedat e para me selektorin Bajrush Mjakun, ato konfirmuan ardhjen, por në momentet e fundit janë tërhequr për arsye që nuk na janë thëne. Ne na vjen keq që këtë vit nuk do i kemi, mirëpo edhe pa ata ky festival në vete përmban vlera”, tha Aziri.

Ai paralajmëroi se nga viti i ardhshëm ky festival do të pësojë një ndryshim rrënjësor në organizimin dhe në sjelljen e shfaqjeve, dhe definitivisht do të arrije të sjell prurje të reja për publikun Tetovar, pasi faza pilot e këtij festivali që zgjati tre vite, ka treguar se vjen duke u bërë më serioz.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net