Adrian Hadribeaj nokautoi amerikanin Michael Hamida
Kampioni shqiptarë në SHBA , Adrian Hadribeaj, në sportin nga më të përhapurit dhe vështirë në botë dhe më i avancuar që quhet Mix Martial Art’s (MMA), duke fituar titullin Kampion i Madh i shtetit të Michiganit më 10 gusht 2013, arriti mbrëmë Arena Copuware në Plymouth, të Michigan it, edhe një fitore tjetër dhe atë me vendim unanim në ndeshjen në MMA Bellator, duke mposhtur amerikanin Michael Hamida me decision vendim : 29-28, 28-29, 29-28.
Për mbështetjen e tij mbrëmë në këtë dyluftim kan qenë dhjetëra shqiptarë, mjaft entusiat, duke valvitur flamurin kuq e zi - dhe inkurajuar shqiptarin Hadribeajn me thirrjet energjike - “Go Eagle! Fito Shqiponja!”. Në mesin e tifozve shqiptarë, kan qenë edhe një grup të rinjësh nga organizata Rrënjët Shqiptare, me president zotin Marko Kepi dhe udhëheqësit e tjerë të saj - përfshirë dhe Kryetarin e degës së Michiganit Endrit Topalli.
Kampioni shqiptarë në SHBA , Adrian Hadribeaj, megjithëse ka një karrierë, relativisht të shkurtër, 2 vjecare në USA, në CV e tijë ka regjistruar - “shtuar” trofe “të pafund”, si në sportin e KARATESË duke arritur të bëhet kampion i SHBA-ve dhe, pra në sportin nga më të përhapurit dhe vështirë në botë dhe më i avancuar që quhet Mix Martial Art’s (MMA), që ndeshjet janë si gladiatorët në kohën e Romakëve ku ndeshesh brënda kafazit, duke arritur një rekord 7 fitore 0 humbje dhe duke fituar titullin Kampion i Madh i shtetit të Michiganit më 10 gusht 2013, por edhe në gara të tjera të sportit ku matet forca fizike.
Adrian Hadribeaj - është vetëm 25 vjeçar. Këtu në Amerikë atë e njohin me nofkën “-The Eagle - Shqiponja Shqiptare ” për shkak të gjakut të tij nga Shqipëtar, dhe shpirtit luftarak, që tregon brenda ringut si një shqiptarë i “fort i guximshëm dhe trim”.
Ai është ndër shqiptarët e rrallë të cilët kanë nisur të bëjnë karrierë në një nga sportet më ekstreme dhe më të rrezikshme në botë. Bëhet fjalë për luftërat në aportin MMA (Mixed Martial Arts – Arte të Përziera Marciale).
Hadribeaj është nga Tirana dhe deri në moshën 20 vjeçar ka fituar gjithçka që ka qenë për tu fituar në sportin e karatesë në Shqipëri dhe më gjerë, në arenën ndërkombëtare ku ka graruar.
Ai është fitues i shumë kampionateve kombëtare, mbarëkombëtare, ballkanike si dhe I ligave të ndryshme evropiane dhe botërore si British Open, USA Open, German Open etj.






