Berat Jakupi fiton Medaljen e Artë - tetova1.com

Berat Jakupi fiton Medaljen e Artë


Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Sht, Sht 27, 2014





Berat Jakupi ka arritur edhe një sukses tjetër, këtë herë duke fituar medaljen e Artë në Premier Ligë-Hanua 2014 në Gjermani.

Jakupi në finale u përball me kundërshatin rus, Aleksandar Aliev, një karateist i njohur. Mirëpo karateisti ynë e mposhti me një rezultat të ngushtë por të sigurtë.

Lufta e parë ishte me perfaqësuesin nga Kanadaja ku e fitoi me rezultat 5:0,lufta e dytë ishte me përfaqësuesin nga Danimarka me rezultat 7:3,lufta e tretë vazhdoi me perfaqesuesin nga Lituania të cilin e fitoi me rezultat minimal 1:0,kurse në çerekfinale u takua me perfaqësuesin nga Italia të cilin e fitoi bindshëm me rezultat 4:1,ndërsa në luftën kyçe asaj në gjysëm finale u takua me garuesin nga Hollanda të cilin e mundi me rrezulltat 5:0.
/Tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net