Kryetaren e plakin problemet e Tetovës - FOTO
Kanë kaluar më shumë se një vit që kur ka marrë udhëheqjen e qytetit të Tetovës. E trashëgoi me shumë borxhe dhe erdhi me shumë premtime. Sa i realizoi e sa jo, por një gjë dihet, qytetarët janë shumë të irrituar për qasjen që u bën problemeve kryetatja e komunës.
Duke lënë anësh cështjen e punësimeve dhe largimeve nga administrata, qytetarët e kësaj komune po përballen edhe me shumë probleme të tjera sa i përket kushteve elementare të jetesës në një qytet ku shumica janë shqiptarë dhe njihet si një nga qendrat më të mëdha të shqiptarëve.
Kryetarja e Tetovës në kohën kur ishte zv.kryeministre.
Tetova sigurisht që nuk e meriton një gjë të tillë, ku problem kryesor qëndron papastërtia në qytet brenda e lëre më të largohesh pak në periferi.
Këto e shumë probleme të tjera si duket kanë filluar të plakin të parën e komunës së Tetovës. Në bazë të imazheve të cilat janë shkrepur gjatë hapjes së edicionit të III të festivalit të teatrit në Tetovë, shihet se si kryetarja 45 vjecare nuk u bën dot ballë viteve që ikin…sigurisht kjo për shkak të stresit në punë që po e përballon së bashku me problemet që i preokupojnë qytetarët e komunës së saj. Ndryshe nga koha kur ka ushtruar funksionin e deputetes dhe më pas zv kryeministres për Cështje europiane! /Tetova1/




