OSBE e shqetësuar për ndarjet në Maqedoni - tetova1.com

OSBE e shqetësuar për ndarjet në Maqedoni


regjistrimi-i-popullsise
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sht, Sht 27, 2014





OSBE ka shprehur shqetësime për ndarjet e theksuara ndërmjet komuniteteve në Maqedoni. Ky shqetësim është përcjellë nga ambasadori i misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Breth.

“Në Maqedoni vazhdon trendi i ndarjeve të komuniteteve dhe krijimi i shoqërive paraleleve me shumë më pak ura të lidhjeve të tyre”, theksoi ambasadori Breth.

Sipas tij, integrimi është i rëndësishëm për paqe afatgjate dhe stabilitet të vendit.

“Nuk ka interes dominues për çështjen shqiptare. Interes kryesor dominant është integrimi i tërë shoqërisë, dhe jo integrimi i këtij apo atij komuniteti në një shoqëri. Por, është shumë logjik interesi ynë që siç thoni për çështjen shqiptare, për shkak se bashkësia shqiptare është komuniteti më i madh joshumicë në vend”, deklaroi ambasadori i OSBE-së në Shkup.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net