Kuazirealiteti
Ibraim Qazimi
Kur Phrynichus në v.492 p.k. realizoi një pjesë teatrale në skenë ku u kujtonte athinasve shkatërimin e Miletit nga Persët dhe publikun e derdhi në lot, u dënua me një gjobë prej 1000 drahmishë dhe me ndalim të mëtutjeshëm të shfaqjes…
Phrynichus, megjithë fatëkeqësinë e pasojave, e të qenurit i dënuar, nga inskenimi i shfaqes , të nënkuptohet , ai, t`ia kishte dalë të realizojë, siç ndjehet përshtypja sipas kësaj trashëgimie nga lashtësie kronikale, respektivisht, përmes këtij transmetimi historik, tek bartë në mënyrë të përsosur, mesazhin e saj me simbolikë poliedrike, të shpalimit universal të një objektiviteti historik, e të një urtësie metaforike e ideje filozofike. E gjithë kjo përmes punës krijuese teatrale.
Phrynichus, me këtë, realizoi pra artin si forcë ideore e stilistike të ç`konvertimit të mashtrimit publik ! Që në fakt, është edhe kuintenca e dramës njerëzore në një shoqëri ! Ai kishte arritur, nëpërmjet të forcës së gjinisë artistike , siç dikton rezymeja nga rrëfimi i përshkrimit, të sjellë ( detyrojë ) masën para një akti të kryer, para një vetëturpërimit ceremonial ! Të kapitullimit para një vërtetësie , pra, të derdhte në lot publikun. Mbase, autori i mbarështrimit dramatik, përmes lojës skenike, kishte prekur cipërisht, normën tjetër të sistemit moral - ate,të së vërtetës së privuar publike. Ai, me një fjalë, të kishte shpërthyer figurën mitologjike të monstrës së padukshme,njësyshe, të mitizuar si hipokrizi zyrtare të instaluar në jetën e përditshme.
Kjo bëri që ndryshe nga sjellja e kontrolluar e masës,të zbulohet fakti se ngjarjet dhe veprimet reale si ndodhi kyqe në historinë njerëzore nuk mund të anatemohen dhe të shlyhen nga kujtesa,aq më pak të fshihen nga ekzistenca kohore, sado që të daltonte dora pushtetare modelimin e formës zyrtare.
Kur Ai, Phrynichus, vuri në alltarin e qytetërimit, një pjesë teatrale, që u kujtonte athinasve një fakt të heshtur historik, ai, u inskenoi në fakt - paralelen e tjetër të një kuazirealteti ! Një demaskim objektiviteti, atë të harresës kolektive, që masës së gjërë, deri në ato momente, të nënshtruar procesit perfid të korizionit konceptual, sistematik, në kujtesën e lyer me mekanizma simulimesh pushtetare, të një realiteti skematik.
Të demaskosh sipas regullit dhe principit të ndërgjegjes intelektuale, qoftë përmes shprehjes artistike ( në këtë rast ) , apo prurjeve shkencore e angazhimeve sociale, ose edhe të universalizimit të një përvoje e peripecie individuale në favor të plotësimit e përmbushjes së kuptimit qenësorë koekzistencial, nuk ishte ( nuk ështe ) virtyt i preferuar i pushtetit. Nuk ka kaluar me mirënjohje dhe akceptime vlerësuese ,edhe historikisht. Nëpër të gjitha sistemet,nga lista e formacioneve të shoqërive që kanë ekzistuar,rezulton ky mentalitet qeverisës.
Natyrisht sistemet kanë thurrje programesh të caktuara qeverisëse dhe të strategjive të promovuara përcjellëse për to, të cilat,si të vetmet, po prezentohen e shpërndahen si kryevepra të të arriturave kohore.
Mirëpo, të provuarit, se në natyrën e njeriut nuk përjetësohej stadi i kapitullimit vajtues,por në të, shpjegohet të jetë i instaluar gjeni i insistimit të lirisë e ndjenja e kurorëzimit të esencës krenare e mburrjes para një të vërtete univerzale. Tek njeriu vepron instikti i papushuar i forcës shtytëse të prezencës, pozitës e vendit , rolit fizik të substancës së organizuar e të strukturuar integrale ; sa me vetëdije e më shpesh nga ndërdija mendore, sa si thirrje instiktive e sa si përgjigje refleksive - në përjetimet sfiduese të njohjes e kuptimdhënies së universit njerëzore.
Andaj, predikimi i një sekreti, nga Phrynichus , si eksperiencë e betejë ose transhedenca e një miti e legjende, kuptimisht sado simbolike dhe shenjëzuese të duket, si trasim mistik i vijimit të shtigjeve të shifruara e të privuara nga opurtunizmi kohorë, nuk i solli “duartrokitjet mbretërore” Phrynichus-it ! Si shpallësi i sekretit të reduktimit të gjenit hyjnorë dhe degradimit të spektrit shpirtërorë; meqenëse, ajo i dorëzoi triumfin e mendësimit publik të një të vërtete, si bekim njerëzorë.
Ndërkaq, ilustrimi spektakolarë i trendit të pakënaqësive e aroganca e amnezive kolektive morale, sklerozave ndaj respektit të kulturës tradicionale e shpifja e mendësive artifciale, prodhonte shembëllime kuazirealiteti, si : kuaziprogres, kuazimirëqenie, kuaziedukim kuazireformë, kuazihistori, kuazishkencë, kuazipolitikë, kuazikritikë, kuaziprofesionistë, kuazimiq…kuazi -kuazi…që reflektoheshin në emër të kërkimit të formave më të avancuara e më favorizuese. Gjithsesi , me bindje të plotë dhe vetëbesimin e skajshëm se jepen kapacitetet njerëzore maksimale në artikullimin e një realiteti më të zhvilluar e më pragmatik në univesrsin e frymës epokale të bashkëkohësisë . Sakaq fatëkeqësisht, me këtë të kishte ndodhur humbja ! Ose ndryshe, kësisoji, të ishte bërë edhe të tjetërsuarit e parimit univerzal të natyrës së sovrantetit.
Ata ( ” tjetërsuesit” ), e dënuan Phrynichus-in, që me mjeshtrinë e tyre të vetëmjerimit të kontrollonin e të ribënin artin e manifestimit ! Ata synonin që publiku, Lirinë ta njeh si përulje ! për Të drejtë - ta njeh mashtrimin ( me pagesë ) ,për të vërtetë - shpifjen…!!! Për këtë regull, u duhej vazhdimisht t`u rikujtonin “lojën” e të arriturave perandorake, masës.
Në përditshmërinë e mbarsur nga vet ata, në anën tjetër vdektarët e rëndomtë, me lëndën e mbetur ndër duar, të determinuar nga raporti i rrethanave ( fatit ) hapsinore dhe kohore, vetëmsa emëronin e mbiemronin gjendjet e format, subjekte e rrjedha në mision të të realizuarit dhe spikatjes së statusit të të mbijetuarit.
Ka qenë mirë e përceptuar dhe e bartur ndër breza, kjo dukuri, si uratë, qysh nga zëfillja , se momentet e aktit të lartësimit të ndërgjegjes dhe sinkronizimit të një argumenti kohorë me gjendjen e situatat vendore, doemos do imponojë ristrukturim të subjekteve ndërlidhëse, kuptohet me parakushtin e pavarësisë dhe nivelit të forcave inicuese.
Me vënien, sa më të mundëshme në lëvizje të peripecive, shprehive dhe ligjit, thellësinë dhe ndjeshmërinë e përvojave, mandej, frymën e dinjitetit origjinal, të autoritetetve të “urtësuara” me dell vizioni e misionesh edukuese ( mjedisore ), do duhej të funksionojë - kuptimi. Në emër të një besëlidhje humane në integrimin e imanencave sociale, trashëgimive shoqërore, në favor të afirmimit të masës marrëveshëse - Phrynichus të kishte planifikuar , me cikle metamorfozuese sfidash, me muskuj e ndrydhje flijuese qelizash e energjishë punuese, larg manipulimit kozmetik të pasqyrimeve heroike, të imazheve kareme për ngritje të ikonave vetjake, publiku Phrynichus-ian, vdektari i rëndomtë, të shpallte përlotur, të drejtën e qasjes në tërrësinë universeve të së vërtetës .
Gjithnjë, duke iu referuar një apriorie, që trashëgohej nga influenca e imazhi i tempullit imagjinar të parafisit, të ndodhur amshueshëm para sfidave të parakushtit infinitiv, masa publike priste në lëvizje !
Kultivimi fanatik i bontonit të durimit, drejt burimeve të shpresave, me standarte të përkufizuara të kohës, dhe joshjeve të akomodimit, mirëqenies, akumulimit, zgjerimit dhe ngadhënjimit të barazive njerëzore, të ishin satisfaksionet e gjallëmbetjes.
Publiku Phrynichus-ian , edhe do vazhdonte gjithnjë , me bindjen dhe idenë e përmbushjes së refleksit për realizim të esencës së veçantive autentike të çdo secilit. Ndonëse, sërish të ndikuar me nxitje kuazikonkrete të konkretes së prerë me personalizime proporcionale me vese imagjinate dhe me realitetit të tëhuajzuar , që modelohej e lëvarur në vitrina, nga një model relevant, me arqitekturë e dizajn shenjtërie të kultit, do ishte shumë larg ëndrrës, sikur një dite, të mos plasej në lot , “vetëm” nga një shfaqe teatrale !
Ky Impuls i turpit kolektiv, që tashmë do trashëgohej vetvetiu edhe ndër raca tjera humane si ligj i mbijetesës nga mashtrimi publik, me sens esencial i transmituar ndër breza me kushtëzimin dialektik, më tutje ndër shekuj do pasonte : shijen e përjetimit kolektiv të së vërtetës historike. Natyrisht, masat popullore të vijuara, do pretendojnë artikullimin e përmbushjes esenciale përmes formës fizike të shpalimit tërësorë të fuqisë shprehëse,gjithnjë në përpjestim me virtytin e ushqyer të rrezatimit shpirtërorë dhe ndërgjegjen e rezonancës së cilësisë së edukatës familjare dhe mjedisit jetësorë,të përshtatura sipas kohës kur do kenë ekzistuar ato.
Autori, të kishte prekur pa dije, edhe në instiktin tjetër parimor të artit, me kuazilitet azimuti ( pikës së gjendjes momentale dhe pikës synuese ) dhe karakterit të prodhimit artisttik, atë, të përshtrirjes tej horizonteve dhe koloseumeve me mure sado të larta legjendash.
Ai drejtoi gishtin e ashtë, me maje të një vërtetësie,e me forcën absurde të artit, ia doli të lotojë olimpin e paprekur - varrur në gjitha murret e etërve.





