Partizimi arsimor dhe pasiviteti i skajshëm studentor - tetova1.com

Partizimi arsimor dhe pasiviteti i skajshëm studentor


studentet
Kategoria: Arsim

Postuar më: Die, Sht 28, 2014





Sot edhe pse kemi një arsim të lirë , problemet e studentëve vazhdojnë, por zgjidhje për to si duket nuk ka.Pasivitet në maksimum, është fjalia që më së miri i karakterizon studentët e kohës së tanishme. Qyteti i Tetovës i cili ndryshe njihet dhe si qytet universitar, i ka të mbushura lokalet e qytetit me studentë, ndërsa aktivitete studentore vërehen rallë e më rallë.

Tani kur numri i studentëve është kaq i madh në krahasim me vitet e kaluara pse kemi kaq studentë pasiv? Pse studentët e universiteteve janë indiferent ndaj probleme që ballafaqohen çdo ditë?

Sulejman Rushiti ish-ministër i Arsimit për inbox7 thotë që pasiviteti i studentëve tonë vjen si pasojë e mentalitetit despotik që është instaluar në të gjitha institucionet të cilat nuk frymojnë lirshëm, por janë shndërruar në makineri votash dhe parash për oligarkinë politike.

“Institucionet arsimore si gjithçka tjetër janë partizuar skajshmërisht. Unionet e studentëve janë shëndërruar në degë partie. Pra, është korruptuar ajo që është më e rëndësishmja”. ”Mendimi.E ardhmja”,thotë Rushiti.

Arsimi jo shumë cilësor, vende të pakta pune, kushte jo të mira në objektet shkollore, mungesa e konvikteve, laboratorë, mungesë të sallave sportive, janë një ndër problemet më të cilat ballfaqohen studentët,ndërkaq vëzhguesit thonë që kjo situatë mund të tejkalohet vetëm nëse ndodhë një revolucion i madh mendor.

“Dalje nga kjo gjendje unë e parashoh vetëm me një revolucion të madh mendor. Shoqëria që nuk prodhon vlera konstante mbytet në varfëri, korrupsion, kaos, etj. Pra duhet të rivendosen vlerat. Kjo situatë nuk zgjidhet me këtë sistem ekzistues”, spjegon Rushiti.

Sipas tij problemet nuk do të mund të zgjidhen me të njëjtin koncept mendor me të cilin janë krijuar.

Ariton Rama, student , vlerëson që pasiviteti i studenteve është një fenomen tejet diskutabël e qё nё fakt po mëshirohet me një heshtje te madhe, kështu duke u degraduar edhe mё thellё nё pasivitet.

“Pasiviteti i studentëve ёshtё shumё dimenzional e pёr fat tё keq ёshtё i kapluar nё gjitha sferat vepruese qё mund tё merren studentet qoftë shkencore-intelektuale-kulturore dhe mbi gjitha mungesë e skajshme e vetëdijes tё frymës ,tё guximit reformues revolucionar”, thotë Rama për Inbox7.

Sipas Ramës një fenomen i këtillë qëndron te fakti se si funksionon sistemi i strukturës.

 

Artikullin e plotë e gjeni në këtë lidhje: INBOX

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net