Sela në Zhelinë: Kërkoj ndjesë se kam mbajt gjallë një njeri të Mihajllkovit (FOTO) - tetova1.com

Sela në Zhelinë: Kërkoj ndjesë se kam mbajt gjallë një njeri të Mihajllkovit (FOTO)


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Die, Sht 28, 2014





“PDSH-ja është parti kombëtare, opsion kombëtar e keqja ka qenë se në krye të këtij subjekti ka qenë një manipulator, një njeri i cili ka manipuluar vullnetin e shqiptarëve andaj është e radhës që t’ju kërkojmë falje gjithë shqiptarëve, sidomos që kam ndikuar qe një manipulator dhe një mashtrues të ndihmojë të mbijetojë në skenën politike, ju kërkojë ndjesë se kam mbajt gjallë një njeri të Mihajllkovit” tha sonte kreu i iniciativës për Reformim të PDSH-së Ziadin Sela në komunën e Zhelinës ku edhe u krijua këshilli iniciues në krye me Vllazrim Idrizin, njofton TetovaSot..

Ai më tej tha se kjo Lëvizje përfaqëson anëtarin e vërtet të Lëvizjes së PDSH-së. PDSH-ja nuk është pronë individësh, PDSH-j është parti e popullit dhe ne kemi obligim të flasim me njerëzit të cilët deri dje që nuk na kane votuar, paskan pasur shkak pse nuk na kanë votuar.Kjo është parti e cila synon atë që është interes i shqiptarëve dhe kjo është parti e shpresës dhe ndryshimeve dhe kjo do të jetë parti e shpresës kur Menduh Thaçi do të largohet nga PDSH-ja. Deri sa Menduh Thaçi do të jetë kryetar i PDSH-së, PDSH-ja do të jetë parti e shantazhit, parti e cila bënë pazare me ata që ju bëjnë keq shqiptarëve.

Sela vazhdoi duke kritikuar Thaçin se ka keqpërdor edhe dëshirën e fëmijëve pë r të pasur prindin në shtëpi sepse Thaçi i ka burgosur me qindra prindër

“Menduhi është ai i cili ulet me xhelatin që i ka burgos shqiptarët, ka keqpërdor edhe dëshirën e fëmijëve për ta pasur prindin në shtëpi. Janë me qindra familje anëtarë të PDSH-së që sot janë në burgje, janë me qindra fëmijë të cilët nuk i kanë prindërit dhe të dashurit e tyre në shtëpi” tha mes tjerash Sela.

Gjithashtu sonte Ziadin Sela nga komuna e Zhelinës për deputet e PDSH-së tha se ata janë deputet pa moral andaj nuk ua përmendi emrat.

“Nuk është deputet ai i cili nuk ka moral të vetin, nuk është i denjë të përfaqësoje popullin, a i cili nuk di t’i thotë jo liderit” tha Sela nga komuna e Zhelinës.

Ndryshe iniciativa e Selës ka krijuar këshill në komunën e Tetovës, Gostivarit,Bogovinës, Kumanovës dhe sonte në Zhelinë.

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net