Shkëndija demolon Teteksin (VIDEO) - tetova1.com

Shkëndija demolon Teteksin (VIDEO)


ballistet
Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Die, Sht 28, 2014





Ekipi i Shkëndijës ka arritur të shënojë fitore bindëse ndaj rivalit të vjetër Teteks, në ndeshjen e sotme të zhvilluar në stadiumit e qytetit në Tetovë. Shkëndija shënoi fitore të thellë me rezultatin përfundimtar 5-0.
Ka qenë Sedat Berisha ai i cili ka shënuar golin e patë në minutën e 18 të takimit për gëzim të madh në stadiumin e qytetit në Tetovë të mijëra tifozëve.
Në minutëne 39 futbollisti Kirovski shënon për Shkëndijën dhe rezultati është 2-0. Me këtë ehe u shkua në pushim. Në pjesën e dytë Shkëndija ka vazhduar me lojën ofanzive dhe në minutën e 56 sërish Kirovski shënon për rezultatin 3-0 në të mirë të Shkëndijës. Në minutën e 77 futbollisti Bojan Vrucina shënon edhe nj gol për Shkëndijën duke rritur epërsinë n 4-0.Por Shkëndija nuk është ndalur këtu, ka shënuar edhe një gol edhe atë sërish përmes futbollistit Vrucina në minutën e 83 kur edhe vulosur fitorja e thellë e Shëndijës kundër Teteksit me rezultat 5-0
Në këtë ndeshje ekipi i shkëndijës ka pasur edhe përkrahjen e madhe të tifozerisë Ballistët të cilët iu gëzuan kësaj fitoreje. Në këtë ndeshje për shkak se e njejta ishte shpallur e rrezikut të lartë nuk ishin të pranishëm tifozët e klubit Teteks Vojvodët.
Ekipi tjetër tetovar Renova si mysafir kundër Metalurgut ka pësuar disfatë me rezultat 3-0.

Bregallnica-Pelister 0-0
Turnova –Rabotnicki 0-1
Vardar i- Sileksi 2-0

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net