THUMB: Ali Ahmeti ditën e hënë sikur foli Arifhikmeti - tetova1.com

THUMB: Ali Ahmeti ditën e hënë sikur foli Arifhikmeti


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Die, Sht 28, 2014





Thumb nga burime të veta të mirinformuara mëson përmbajtjen e konferencës për shtyp që pritet të mbahet ditën e hënë nga Ali Ahmeti në prani të krejt funksionarëve të BDI-së. Burimet e besueshme që e dijnë saktë se cila përmendore ku është na informojnë se në fakt ka të bëjë me një deklaratë bombastike dhe përgënjeshtrim total i disa dezinformatave të përhapura nga disa televizione dhe ekspertë ufologë se jashtëtokësorët kanë destinacion të preferuar Maqedoninë kurse vend ku vijnë ëm shpesh është qyteti i Ohrit. Në fakt BDI prej burimeve të veta posedon dëshmi dhe foto të rralla selfije nga deputetë se jashtëtokësorët preferojnë fshatra dhe më shumë në rrethin e Kërçovës më saktë në stanet e fshatit Zajaz. Ashtu me këto dëshmi totalisht të hënën ashpër do përgënjeshtrojnë lajmet dhe spekulimet që i bëjnë disa medie tendencioze që duan të marrin jashtëtokësorët pasi i kanë marrë investitorët dhe përmendoret. /almakos/

Lajmet, informacionet, analizat që lexoni më lartë NUK JANË TË VËRTETA, faktike dhe reale. Këto janë kontribut përqeshësh për faktet dhe realitetete hidhura që kontribuesit e THUMB mendojnë se janë më lehtë të kuptueshme në këtë mënyrë ironike.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net